E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia perkundrejt Kubes

Nuk eshte autori i ketij shkrimi qe vendos perballe njera tjetres Shqiperine dhe Kuben me qellim krahasimi. Akoma me shume nuk eshte cinizmi qe e ka shtyre Newsweek ti krahasoje keto dy vende brenda nje grupi prej 100 vendesh te tjera ne pikpamje te arsimit shendetsise cilesise se jetes dinamizmit ekonomik dhe ambjentit politik. Eumlshte situata krejtesisht e re dhe mjaft komplekse qe po konturohet ne planet ne kete periudhe te paskrizes dhe akoma me shume eshte procesi i rishperndarjes se pasurise midis Perendimit dhe Lindjes qe e kane bere te nevojshme kete analize krahasuese. Nuk jane te pakte njerezit qe mendojne sot se cdo gje e mire qe iu ka ndodhur atyre pas ardhjes ne jete pra ne krejt ekzistencen e tyre duhet gjurmuar te fakti se ne cilin vend kane lindur dhe ne cilen kohe te zhvillimit te tij. Nje pohim i tille tashme eshte i provuar sepse e provuar eshte qe megjithese individe te shquar mund te gjenden ne cdo vend disa vende iu japin qytetareve te tyre shume me teper mundesi per te jetuar dhe per te qene te suksesshem se disa vende te tjera. Prandaj nepermjet kesaj analize krahasuese duke perjashtuar absolutisht cinizmin qe jo rralle eshte i pranishem ne krahasime ku perfshihen vende me distanca te largeta zhvillimore Newsweek duke ndjekur nje metode te caktuar dhe bazuar ne mjetet informative qe ka kerkon ti jape pergjigje nje pyetje substanciale per jeten e cdo individi te ketij planeti cili vend do te mund ti siguronte njerezve mundesine me te mire per te bere nje jete te shendetshme te sigurte te begate dhe qe permirsohet si e tille perdite Vendet e konsideruara jane 100 dhe ne krye te tyre eshte Finlanda. Nga klasifikimi jane perjashtuar fqinjet tane si Serbia Maqedonia Bosnja por ajo qe te ben pershtypje eshte se ne kete klasifikim nuk eshte perjashtuar perkundrazi eshte perfshire Shqiperia dhe pastaj kjo pershtypje behet tronditese kur konstaton se ne kete klasifikim eshte perfshire edhe Kuba dhe ne fund mbetesh pa fryme kur konstaton se Kuba eshte ne vendin e 50 ndersa Shqiperia ne vendin e 57 pra me poshte saj. Sipas studimit kjo do te thote qe Shqiperia i siguron qytetareve te vet mundesine per nje jete me te mire se ajo e qytetareve ne 43 vende te tjera te top listes prej 100 vendesh te planetit por i ofron qytetareve te saj megjithate nje mundesi me te keqe se vendi komunist i Kubes. Te dy vendet nuk jane larg njeri tjetrit prandaj nuk eshte distanca zhvillimore midis tyre ajo qe te ben pershtypje por fakti qe dy vende me probleme thelbesore per qytetaret e tyre ose me mire dy vende qe ia u nxijne jeten qytetareve aq sa keta te fundit nuk shohin alternative tjeter vetem te hidhen ne uje per tu larguar nga vendi ku kane lindur dhe kete njera pale e ben ne oqean dhe pala tjeter ne det befasisht shfaqen si vende ku sepaku mund te jetohet normalisht dhe me probleme te natyres se pergjithshme madje me pak serioze se shumica e vendeve te botes. Une nuk e di se si reaguan udheheqesit komuniste te Kubes kur u njohen me kete renditje te bere nga Newsweek por di se cbene qeveritaret ne Shqiperi ata ferkuan duart dhe iu kujtuan edhe njehere qytetareve te vendit te tyre se sa te lumtur duhet te jene vetem per faktin e thjeshte se kane lindur ne Shqiperi dhe se Shqiperia qeveriset prej tyre. Ferkimi i duarve nuk zgjati shume kete rradhe megjithate. Mendjet e mpira nga perpjekjet e pafund per te fshehur pasurite e jashtligjshme u cmpine nje moment sepse me sa duket dikush me mendjen me pak te mpire u kujtua qe ne kete liste ishte edhe Kuba madje ne nje pozite edhe me te favorshme se Shqiperia dhe te vazhdoje te mburreshe per mireqenien e qytetareve te tu qe sado e mire te ishte ishte me e keqe se ajo e kubaneve kjo nuk i sillte me perfitim politik qeverisjes. Qeveritaret shqiptare heshten shpejt por ngjarja mbeti. Shqiperia eshte aty e 57-ta ne listen e Newsweek 7 vende me poshte Kubes. E rrethuar nga nje absurd qe meriton te tretet per te zbuluar te verteten nen te.

Newsweek e vlerson arsimin e nje vendi duke u nisur nga niveli i analfabetizmit dhe vitet mesatare te shkollimit te nje qytetari. Vetem ne kete drejtim Kuba renditet e 20-ta ne bote 99.8 dine shkrim e kendim dhe vitet mesatare te shkollimit jane 17.1 vjet ndersa Shqiperia renditet e 50-ta perkatesisht 98.7 dhe 11.5 vjet. Qartesisht eshte nje kreditim i gabuar sepse mbeshtetet mbi dy supozime qe nuk jane te verteta per vendet si Kuba dhe Shqiperia e para vlersimi mbeshtetet mbi supozimin e gabuar qe institucionet ne keto vende prodhojne statistike realiste dhe e dyta vlersimi mbeshtetet mbi supozimin tjeter te gabuar qe cilesia e nje viti shkollor eshte brenda standardeve e krahasueshme me cdo vend te zhvilluar ose me thjesht koha e shkollimit nuk tregon vetem zgjatjen e shkollimit por edhe cilesine relativisht te njejte brenda saj apo nje vit shkolle ne Shqiperi ose ne Kube eshte i krahasueshem per nga cilesia dhe informacioni qe merret me nje vit shkolle ne Finlande apo ne SHBA apo ne cdo vend tjeter te perfshire ne klasifikim Fshehja e te vertetes vecanerisht persa i perket analfabetizmit dhe manipulimi i cilesise cka eshte karakteristike edhe per Kuben edhe per Shqiperine e bejne te pamundur vlersimin realist te sistemit te arsimit. Newsweek e vlerson shendetesine e nje vendi mbi baze te numrit mesatar te viteve qe nje person mund te jetoje me shendet te plote pa harruar edhe vitet ne te cilat ai duhet te jetoje duke luftuar semundjen. Edhe ketu metoda eshte ndertuar per vlersimin e nje sistemi normal shendetsor efektiviteti i te cilit shihet vetem te produkti perfundimtar jetegjatsia dmth midis dy sistemeve eshte me efektiv ai qe siguron nje jetegjatesi me te madhe. Problemi eshte se sistemi yne shendetsor nuk eshte normal ai nuk vihet ne levizje nga ato mekanizma qe kane vite qe ekzistojne si te tille ne vendet e zhvilluara cka perseri prodhon nje rezultat jo realist Shqiperia vendoset ne vendin 52 pra edhe me lart se klasifikimi i saj teresor vendi i 57 dhe po keshtu ndodh me Kuben qe vetem persa i perket shendetesise ze vendin e 29 Me pas vlersimi krahasues vazhdon me cilesine e jetes ne te cilen Shqiperia eshte ne vendin e 53 ndersa Kuba ne vendin e 32 Cilesia e jeteses percaktohet vecanerisht nga madhesia e papunesise. Eumlshte e sigurte qe per Kuben nuk ka asnje surprize me siguri te gjithe jane ne pune pra 100 ashtu sikunder shqiptaret kane qene kur rrezuan diktaturen ne vitin 90. Interesante eshte se si eshte raportuar papunesia ne Shqiperi jo vetem ajo qe duket pra emrat ne regjistra te papunesh por vecanerisht ajo qe nuk duket papunesia e pashpallur papunesia e njerezve qe marrin rrogat duke ndenjur ne kafenete e kafenese se madhe Shqiperi. Ne komponentin e dinamizmit ekonomik Shqiperia pavarsisht pranveres ekonomike qe raportohet vazhdimisht bie ne vendin 81 por edhe Kuba bie ne vendin e 72. Duket se ne kete pike ka qene me e veshtire per te raportuar gjera qe nuk ekzistojne. Gjithsesi nje komponent brenda dinamizmit ekonomik dhe qe per Shqiperine ia vlen te permendet eshte treguesi i inovacionit apo shprehja e vullnetit te qeverise per te investuar per pajisjen e qytetareve me njohuri per zhvillimin e shkences. Cka raportuar Shqiperia valle per cilesine e kerkimit shkencor kur ai nuk ekziston per universitetet qe nuk u reformuan kurre per industrine qe nuk pati kurre nevoje per shkencetare per pronen intelektuale Kur Newsweek ia referon keto terma Shqiperise te duket sikur po lexon ne nje gjuhe tjeter te padegjuar qe jo vetem nuk e di por qe nuk e flet askush ne racen njerezore nje si gjuhe qukapikesh pa deshifrim pa lidhje. Dhe ne fund vjen komponenti i ambientit politik i cili kuantifikohet mbi baze te nivelit te lirise qe ka vendi procesi elektoral pjesmarrja e njerezve ne politike dhe ne zgjedhje zbatimi i ligjit funksionimi i qeverise si dhe mbi baze te madhesise se rezikut ne te cilin gjenden vecanerisht bizneset dhe individet per shkak te politikes. Shqiperia ka vendin 56 qe sipas studimit do te thote nje ambjent politik normal qe i kenaq qytetaret. Kjo pjese eshte thellesisht inflacioniste ne kuptimin qe nuk shqiptar qe nuk flet per te dhe nuk ka shqiptar qe nuk e di se sa i ndotur eshte ambjenti politik ne Shqiperi. Mjafton te permendesh vetem nje gje te guxoje nje biznesmen te dale hapur politikisht kunder qeverise dhe ta mbroje biznesin e tij nga falimentimi ne te njejten kohe ashtu sikunder te guxoje te dale hapur politikisht kunder qeverise nje punonjes i administrates se saj dhe te mund te ruaj vendin e tij te punes njekohesisht

Klasifikimi dhe metoda e realizimit te tij e aplikuar nga Newsweek nuk ka funksionuar te pakten per dy vende per Kuben dhe Shqiperine. Shkaqet me sa duket vetzbulohen spontanisht pa u kujdesur dhe pa u perpjekur fare per ti nxjerre ne pah. Shkaku i pare gjendet ne zgjerimin e hapesires se aplikimit te asaj metode standarde vlersimi per vendet e zhvilluara pa ia nenshtruar asnje modifikimi edhe per vendet ne zhvillim. Kur e njejta metode aplikohet edhe per vendet ne zhvillim pra edhe ne ato ato vende qe e jetojne komunizmin si Kuba apo qe jane ne proces shkeputje apo qe bashkejetojne akoma me elemente te tij sic eshte Shqiperia ajo pra metoda nuk jep rezultate realiste. Jetesa e gjate e qytetareve te ketyre vendeve nen peshen e komunizmit nen peshen e frikes per te thene te verteten dhe po nen kete peshe per ta pranuar lehtesisht genjeshtren i ka motivuar qeverite te qeverisin sikur qytetaret nuk jane te pranishem sikur nuk ka deshmitare te qeverisjes por thjesht kope pa memorje pa reflekse. Eumlshte ky shkaku me i thelle pse institucionet qe prodhojne statistika shpesh genjejne dhe po i njejti shkak pse te tjeret heshtin. Ne kete pikpamje nuk mund te mos permendet nje nga faktet me te cuditshme te botes ne Shqiperi politikanet nuk debatojne mbi shifrat e dhena nga institucionet publike psh nga ai i statistikes por ata debatojne per vete shifrat vertetesine e tyre. Kryeministri i vendit dhe opozita debatojne nese eshte e vertete qe ka rene apo jo shifra e rritjes ekonomike sa eshte deficiti inflacioni kaq apo aq. Kryeministri thote qe kjo ose ajo shifer eshte me e larte apo me e ulet dhe opozita thote te kunderten duke vene te dy sebashku ne nje dyshim te thelle vete institucionet. Debati midis politikaneve duhet te ishte jo per shifrat ne vetvete ato duhet te konsideroheshin te mireqena. Debati duhet te zhvillohej mbi faktoret qe kane cuar ne rritjen apo renien e zhvillimit ekonomik rritjen apo renien e inflacionit si ne fakt ndodh pothuajse kudo. Venia e institucioneve publike ne nje dyshim te thelle nga vete politikanet qe kane per detyre ti krijojne ato eshte deshmia me e pakundershtueshme pse metoda e vlersimit sasior te mireqenies nga Newsweek bazuar ne origjine mbi te dhenat e ketyre institucioneve eshte aplikuar gabim per Shqiperine dhe me siguri per shkak te ngjashmerise edhe per Kuben e larget. Shkaku i dyte pse metoda e vlersimit e perdorur nga Newsweek nuk i shkon vendeve si Shqiperia apo Kuba eshte shkeputja e madhesise nga cilesia manipulimi i cilesise me ane te sasise cka rendom ndodh ne vende te kesaj natyre. Keshtu ndodh me kohen e shkollimit qe ne Shqiperi vlersohet njesoj pra nje vit shkollor merr te njejtin numer pikesh si ne Shqiperi dhe Kube ashtu edhe ne SHBA edhe ne Finlande edhe ne France. Ky eshte shkaku pse ne prani te heshtjes se qytetareve metoda e vlersimit shitet njesoj e vlefshme si per ato vende ku kohezgjatja e shkolles permban jasht cdo dyshimi nje cilesi te larte ashtu edhe per ato vende ku cilesia e shkolles eshte aq e ulet sa qeverite as nuk guxojne ta permendin. Metoda e vlersimit qe i ka ngjitur 100 vende te botes ne shkalle te ndryshme mireqenie duhet te plotesoje nje kusht themelor per tu zbatuar cilesine relativisht te njejte te fenomenit qe krahason nga pikpamja sasiore. Kur kjo prishet krahasimi prodhon cudira monstruozitete sikunder edhe ka prodhuar me Kuben dhe Shqiperine. Shkaku i fundit por i paneglizhueshem eshte korrupsioni i cili nuk perfshihet pothuajse aspak si element i metodes se vlersimit dhe ky eshte edhe difekti me i rende i ketij vlersimi krahasues. Asgje nuk eshte si duket ne Shqiperi dhe me ne fund ata qe merren me klasifikime apo vlersime situatash duhet ta kuptojne kete. Ne Shqiperi cdo gje e shendetshme ne dukje eshte e gerryer thelle nga korrupsioni deri ne substance deri ne vete qenien e saj. Korrupsioni ka denatyruar gjerat njerezit Shqiperine ka bere qe ato te duken ashtu sic nuk jane te jene ekzaktesisht si nuk duken. Prandaj nuk mund te kete nje metode universale vlersimi qe te jape rezultate realiste edhe per vendet e zhvilluara edhe per Shqiperine. Shqiperia kerkon nje metode te vecante vlersimi te ndertuar mbi parime te tjera jasht logjikes per gjerat normale ashtu si per cdo vend tjeter qeveria e te cilit e ka bere natyre te saj hermetizmin fshehjen jeten e dyfishte. Ashtu si Kuba si ai vend i larget komunist ngjashmerine tragjike me te cilin na i kujtoi edhe njehere Newsweek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›