E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekretohen 4 anetaret e Kushtetueses Qamil Xhani

Gati kater muaj pas mbarimit te mandatit te anetareve te Gjykates Kushtetuese Presidenti i vendit ka dekretuar dje kater gjyqtaret qe do te mbajne vendet vakante. Pas nje sere konsultimesh me ekspertet e Presidences Topi ka vendosur qe ne krye te institucionit me te larte te drejtesise te jene Ardian Leka Artan Hoxha Edlira Jorgaqi dhe Fatmir Hoxha. Nderkohe qe procedura formale e dekretimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese do te kaloje dhe ne Parlament ku mazhoranca dhe opozita do te paraqesin mendimet e tyre ne lidhje me profilin e kandidaturave. Dhe me miratimit e kater kandidaturave per anetare ne Kuvend atehere hapet gara per kreun e Gjykates Kushtetuese. Perzgjedhjet e meparshme te kreut te shtetit jane bere dhe objekti i debateve mes mazhorances dhe Presidentit. Mungesa gati kater mujore e emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese ka ardhur pikerisht si pasoje rrezimit te emrave te zgjedhur nga Presidenti Topi per organet e drejtesise. Ne prill tre anetare te Gjykates Kushtetuese u larguan nga perberja e saj pas mbarimit te mandatit. Nderkohe qe Kuvendi zgjodhi vetem dy te rinj duke rrezuar nje prej kandidaturave te propozuara nga Presidenti. Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedej u zgjodhen me shumice votash nga mazhoranca ndersa kandidatura e Vangjel Kostes u rrezua duke e motivuar kete vendim me karrieren e meparshme te kandidatit dhe me perfshirjen ne sistemin e drejtesise gjate kohes se komunizmit. Nderkohe qe po ne maj te ketij viti tre anetareve te tjere te Gjykates Kushtetuese Xhezair Zaganjori Petrit Plloci dhe Admir Thanza u mbaroi mandati ligjor dhe kjo gje ka bere qe kreu i shtetit te nis dhe perzgjedhjen e kater emrave te rinj. Nderkohe qe mazhoranca dhe opozita nuk kane komentuar ende nese jane dakord me kandidaturat e propozuara dje nga kreu i shtetit. Ne muajin korrik te ketij viti mazhoranca rrezoi dy nga kandidaturat e Gjykates se Larte Vexhi Mucmata dhe Sokol Como duke argumentuar se kandidaturat e kreut te shtetit nuk permbushin kriteret e mazhorances per mos perfshirjen e juristeve ne gjyqet qe jane bene gjate kohes se komunizmit. Ky zhvillim e ben edhe me te rendesishem debatin qe pritet te behet ne vazhdim gjate diskutimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese.

GJYQTARET
Ardian Leka
Artan Hoxha
Edlira Jorgaqi
Fatmir Hoxha

PROCEDURAT
Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedej u zgjodhen me shumice votash nga mazhoranca ndersa kandidatura e Vangjel Kostes u rrezua duke e motivuar kete vendim me karrieren e meparshme te kandidatit dhe me perfshirjen ne sistemin e drejtesise gjate kohes se komunizmit

Beteja politike per Kushtetuten
Rrezimi i kandidateve te propozuar nga kreu i shtetit per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte ka qene dhe nje prej temave me te nxehta politike pas asaj per hetimin e zgjedhjeve. Opozita e cilesoi rrezimin e emrave te drejtesise si shenje e uzurpimit te drejtesise nga ana e mazhorances. Nderkohe qe deputetet e opozites nuk kane marre pjese ne asnje votim edhe kur votat e Levizjes Socialiste per Integrim ka qene per miratimin e tyre. Rrezimi i kandidaturave ka qene dhe nga momentet ku opozita ka dale ne mbrojtje te hapur te kreut te shtetit. Nderkohe mazhoranca ka argumentuar se kreu i shtetit nuk eshte konsultuar per emerimin e tyre dhe mes te zgjedhurve ka pasur kandidate qe kane punuar ne drejtesi gjate komunizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›