E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha OK Komisionit te hetimit por pa ultimatume Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje i gatshem te ngreje Komisionin Hetimor Parlamentar per transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009. Me kushtin e vetem qe te respektohet Kushtetuta dhe ligjet. Ne pergjigje te kerkesave te vazhdueshme te opozites per procesin e kaluar zgjedhor Berisha tha se hetimi te nise menjehere por eshte Partia Socialiste ajo qe heziton sepse ka frike nga perfundimi. Shqiptaret duhet ta dine se ne kemi ofruar skemen perfundimtare te hetimit. Cila eshte keni bere 11 kerkesa per hetim te gjitha pranohen asnje nuk refuzohet. Qe sot te ngrihet Komisioni Hetimor me shumicen dhe drejtimin tuaj. Urdheroni merreni shumicen per cdo vendim. Le te hetojme cdo gje qe keni kerkuar edhe akuzuar. Por ju nuk doni hetimin. Ju me propozimet tuaja kerkoni qe Parlamenti per votat ti drejtohet me afat 10 ditor Gjykates Kushtetuese per shenjterine e se ciles ju betoheni naten dhe e shkelmoni diten. Dhe nese kjo gjykate ne krye te ultimatumit 10-ditor nuk pergjigjet ne ti marrim pushtetin asaj tha i revoltuar Berisha. Sipas tij nese gjykata thote te hapen kutite le te hapen por vetem ajo ka tagrin ta thote nje gje te tille. Madje kryeministri tha se nese nje gje e tille do te ndodhte qe gjykata te lejonte hapjen e kutive te ndryshojne edhe rezultatet ne rast se nuk jane te sakta. Kryeministri akuzoi Rucin se beri nje ekspoze te zymte te vendit dhe zhvillimeve qe po ndodhin sepse vazhdon ta shohe zi nga kullat e Fidelit. Pavaresisht kesaj Berisha e ftoi opoziten te mos merret me te kaluaren por te bashkepunoje ne kuader te reformave te medha qe e presin vendin te coje perpara reformat politike dhe ekonomike. Ditet e zeza ne kete vend jane produkt kryesor i nje fantazie te semure dhe i nje doktrine e cila nuk ka dhe nuk mund te kete te ardhme ne kete vend. Nihilizmi juaj zoterinj eshte doktrinar. Ju mendoni se bazuar ne doktrinen qe praktikoni u mohoni qytetareve voten vleren dhe lirine e saj vijoi debatin kryeministri. Sipas tij asnje nuk mund te mohoje se ky Kuvend ndonese me karrige te vjetra tashme i rikonstruktuar miratoi ligje me rendesi te madhe per te ardhmen e vendit. Duke e akuzuar opoziten si nihiliste dhe qe kerkon me cdo kusht te nxije cdo gje. Gjate replikes se tij me Rucin kryeministri nuk mundi te mos beje edhe batuta duke thene se se fundmi ne dasma nuses nuk po i hedhin me napolona por leje ndertimi per dhurate. Ju garantoj se qeveria mbetet thellesisht e hapur ndaj jush se qeveria jashte cdo koncepti per revansh ndaj opozites ofron dhe shtrin doren e bashkepunimit sikunder ju garanton se nuk do te kete nuk ka dhe sic nuk ka pasur deri sot as edhe impresionin me te vogel ndaj kercenimeve apo revanshit te askujt. Shteti ligjor Kushtetuta institucionet kane funksionuar dhe do te funksionojne tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›