Mes jetes se nje mesueseje dhe vdekjes se nje nene Hyqmet Zane
Prag fillimi i nje viti shkollor te sjell ne mendje boten e mesuesise dhe diturise se brezave padyshim qe mesuesit zene pjesen me te rendesishme te misionit qe atyre u ka caktuar fati nese do te sjelli ndermend vite te shkuara detyrimisht qe mesuesit mbeten shtresa me e respektuar e shoqerise sepse te tille u edukuan ata nga e famshmja Normale ne Elbasan por edhe gjithe filozofia e arsimit qe i kishte bazat pikerisht tek konceptet e arsimit perendimor nje mesuese e tille do te mbese edhe Jalldyz Dakli qe brezat e nxenesve qe ajo mesoi do ta kujtojne me vlershmet me te larta. Heshtja qe mbizoteron ne nje mort te fut ne mendimet e vecanta qe lidhen me personin qe ka nderruar jete ne nje moment te padeshirueshem per familjen dhe te dashurit te afermit dhe miqte. Eshte ky cast tragjik per familjen Dakli kur nga trungu i kesaj familjeje ndahet nena dhe mesuesja veterane Jalldyz Dakli. Per Elbasanin dhe ato vende ku kjo mesues ka shkelur per te qene nje shembull i perkryer per nxenesit e vet zonja Jalldyz ka mbetur nje profesoreshe e nderuar dhe dinjitoze nje zonje ne kuptimin e vertete te fjales.
Shume njerez qytetare dhe politikane pushtetare dhe ish nxenes miq dhe te aferm kishin mbushur kortezhin e lamtumires per zonjen qe eshte ne radhen e atyre nenave dhe mesuesve qe mbeten ne mendjen e kujteses se nje qyteti qe ne themelet e tij ka mesuesine dhe lartesine e emrit Normalist. Djali Engjell Dakli dhe vajza Arjana Papamihali se bashku me pjesetaret dhe trashegimtaret e tyre ishin ne radhen e ngushellimeve ku nuk mungonin lotet dhe respekti nuk mungonin fjalet per nderimin e nje prej atyre zonjave qe Elbasani i ka treguar si modeli i gruas dhe nenes i bashkeshortes dhe mesueses se nje prej familjeve qe kane dhene jo pak ne jeten publike dhe politike te ketij qyteti ne shekullin XX.
Para pjesemarresve te shumte qe mbushnin sheshin ku edhe do te prehet perjetesisht zonja Jalldyz Dakli djali Engjell Dakli qe eshte i mirenjohur ne angazhimet e tij politike dhe te pushtetit po aq sa edhe qytetarie publike do te fliste me zerin qe i dridhej se falenderonte per pjesemarrjen. Porse ne te njejten kohe mungoi si pa te drejte nje jeteshkrim per kete mesuese te lartesuar ne syte e nxenesve qe tashme jane burra e gjysher qe nuk u respektua me nje vleresim nga pushteti qe nuk i dha qofte edhe nje titull apo medalje nderimi te merituar. Gjithkush e diskutoi dhe e cilesoi si nje turp qe behet nen efektet e nje pakujdesie me shume te qellimshme se sa te nje harrese te rastit.
Jeta si nje kalvar
E lindur me 1935 ne gjirin e njeres prej familjeve te medha te qytetit Hastopall nga babai dhe Stringa nga e ema Jalldyz Dakli do te ishte nje femije qe per fatkeqesine e vdekjes se babait te saj Faik daja i saj i nderuar Mithat Stringa do te ishte njeriu qe do te perkushtohej per mbesen deri ne mbarimin e shkolles pedagogjike te Tiranes dhe Institutin e Larte Pedagogjik per Gjuhe-Letersi me 1953. Me pas jeta e saj ka qene nje rrugetim ne fshatrat e disa rretheve te Shqiperise se e tille ishte politika e kohes te ulnin fisniket e te mos i lejonin te ishin ata qe ne vite e vite kur skishte komunizem ishin burrat dhe grate qe i vune shpatullat kombit. Mesuese Jalldyzi do te ishte shprehje e fisnikes edhe ne mesimin e femijeve do te kishte shpirtin e ndihmes se te varferve dhe te pamundurve do te ishte zemerdhembshura e nxeneseve qe familjet e tyre jeta i kishte perballur me shume halle te kohes. Do te ishte mesuese Jalldyzi ajo qe ne cdo shkolle ku shkeli kemba e saj te ngrinte biblioteken e librave qe do te ishte edhe pasioni i saj gjate gjithe jetes vetem e vetem te lexonte. E tille ishte shtresa e intelektualeve elbasanas qe regjimi enverist i shikonte me syrin e dyshimit dhe te mosperfilljes.
Nga Shenepremte e Kishta e Gramshit ne Lekaj e me pas ne shkollen e mesme te Kavajes nga Seferani i Dumrese per shkak te luftes se klasaveperseri ne Qerret te Kavajes. Nga Llixha ne Kuqan e me pas ne Elbasan me 1985 kur doli ne elbasan jane nje rrugetim i gjate i nje mesueseje qe gjithe jeten e saj e mbylli fshatrave ne ato kushte qe te diktonte regjimi i nje mije e nje dhunimeve te jetes shqiptare. Nje here kujtonin ne diten e ndarjes nga jeta per te mbajtur femijen e saj te vogel e futi ne nje kosh rrushi se do te udhetonte ne kembe per ne fshatin ku do te shkonte dhe per nje moment i bie femija nga koshi qe do te ishte njeherazi nje perballje tjeter me veshtiresite e nje nene e gruaje nje mesueseje dhe nje fisnikeje qe dinte te perballej me harbuterine e nje sistemi po aq sa edhe me luften e klasave qe i behej ne cdo moment.
Martesa e saj ne familjen e mirenjohur Dakli ishte nje cast lumturie ne njeren nga familjet qe i kane dhene Elbasanit dinjitet dhe resurse. Por per mesuese Jalldyzin nuk do te ndryshonte shume se misioni i saj si mesuese ishte i vecante qe te edukonte dhe mesonte me nje perkushtim nene nxenesit e saj ku nuk mungonte nxitja me ndenjat e atdhedashurise jo formale por shqiptarisht. Nje dite kujtonte djali dhe vajza e saj kur ne televizor degjoi Himnin Kombetar iu lut nipave dhe mbesave qe kishte aty qe te ngriheshin ne kembe per te nderuar Himnin. Ishte nje respekt ndaj kombit qe duket se sot shihet si me ironi se nxenesit ne shkolla dhe mesuesit e tyre nuk i respektojne ndersa futbollistet i ngaterrojne edhe fjalet.
Keshtu me keto ndjesi nderimi dhe respekti te vecante nje nene si Jalldyz Dakli u percoll me nje ceremoni per ne shtepine e saj te fundit por mes nesh gjithe pjesemarresve dhe atyre qe njihen si nxenesit e saj te jetes si mesuese mbeti kujtimi i mesueses qe brezat e kane pasur shembull per urtesine dhe edukimin per mesimin dhe njerezillekun. Ishte kjo nene dhe mesuese qe diti te rriste edhe te edukonte edhe dy femijet e saj Arjanen dhe Engjellin qe Elbasan dhe ne Shqiperi e njohin si deputet dhe minister si kryebashkiak dhe nje intelektual qe ka merituar edhe mirenjohjen e qytetit e me gjere per kontributet dhe angazhimet e tij ne politiken dhe pushtetin demokratik. Kush nuk i kujton figurat e familjes Dakli kur permendet ky mbiemer ku kishte fatin te ishe nje zonje e vertete edhe Jalldyz Dakli mesuesja dhe nena e nderuar.