Epidemia ne Ballsh, shkak uji i pijshem
Hetimi epidemiologjik dhe analizat laboratorike, konfirmojne se epidemia ne Ballsh ka ndodhur per shkak te bashkimit te ujit te pijshem me ujerat zeza. Sipas drejtorit te Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero, nuk behet fjale as per dizanteri apo tifo, por per nje virus qe ka ndotur ujin e pijshem. "Edhe pse hetimi epidemiologjik vazhdon, situata deshmon qarte se burimi i infeksionit ka qene uji i pijshem, i cili ne disa pika ka rezultuar me klor mbetes, me pak se norma dhe gjithashtu eshte izoluar E. Coliy dhe nje eneterovitus i percaktuar si nora-virus qe jeton ne zorren e trashe te njeriut. Ekipi qe heton gjendjen nuk ka identifikuar ende porten hyrese, apo vendin ku jane kryqezuar ujerat e zeza me ujin e pijshem", ka nenvizuar Pipero. Ky i fundit deklaron se Ujesjellesi i Ballshit eshte hapur gjate pasdites se te martes, nderkohe qe eshte dyfishuar doza e klorit. Nderkohe ne spitalin e Ballshit ka me dhjetera raste qe paraqiten per te marre ndihme mjekesore. Qe nga pasditja e se merkures Ujesjellesi i Ballshit eshte hapur, nderkohe qe eshte dyfishuar doza e klorit. Pipero u ben apel qytetareve, te mos nderhyjne pa leje ne rrjetin e Ujesjellesit pasi me temperaturat e larta qe po afrojne, kjo situate mund te perseritet.