E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantet jashte, rrezikojne universitetin

Maturantet qe e kane kryer shkollen e mesme jashte shtetit, rrezikojne te "digjen" Kjo pasi Fakulteti i Historise dhe Filologjise, eshte shume mbrapa me organizimin e provimit te gjuhes shqipe. Jo sepse e ka zvarritur enkas kete proces, porse drejtuesve te tij, ende nuk u ka mberritur ndonje shkrese ku kerkohet organizimi i punes per zhvillimin e ketij provimi.
Kerkesa
Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise ka shtruar me te drejte, shqetesimin se nuk eshte caktuar asnje date per te marre ne provim kete kategori te rinjsh, pasi nuk jane ne dijeni te ketij hapi. "Ne nuk kemi percaktuar ndonje date, madje as nuk e kemi diskutuar kete gje, pasi Ministria e Arsimit nuk na ka vene ne dijeni se ne duhet te masim njohurite e kesaj kategorie", ka shpjeguar Rrokaj. Ndersa, per sa i perket faktit se kjo procedure eshte e percaktuar ne rregulloren e Matures Shteterore, Rrokaj shprehet se ajo qe thuhet ne rregullore nuk ka te beje me fakultetet. "Rregullorja eshte per Maturen, por ne si fakultet nuk na ka ardhur nje shkrese zyrtare ku te na vene ne dijeni per kete gje", tha ai. Kesisoj, numri nje i fakultetit te Historise dhe Filologjise shprehen se nuk mund te ndermerret asnje hap pa iu kerkuar zyrtarisht dicka e tille. "Institucionet komunikojne me shkresa zyrtare dhe kjo, neve nuk na ka ardhur", ka shpjeguar ai.
Gjuha
Sipas udhezimit te posacem, firmosur nga kreu i MASH-it, Myqerem Tafaj, shtetasit shqiptare qe kane kryer arsimin e mesem jashte shtetit, kane te drejte te vazhdojne programet e studimit ne Institucionet te Arsimit te Larte Publik, me kohe te plote dhe kohe te pjesshme. Kjo, me kusht qe ata te zoterojne gjuhen shqipe ne nje nivel te pranueshem per te vijuar studimet universitare. Udhezimi percakton se zoterimi i gjuhes shqipe vertetohet nepermjet deshmise se provimit qe zhvillohet mbi bazen e programit per te huajt prane Fakultetit te Histori-Filologjise ne UT. Procedura e dhenies se provimit te Gjuhes Shqipe, programi dhe tarifa e ketij provimi percaktohen nga Fakulteti Histori-Filologjise ne bashkepunim me Drejtorine e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor. Nderkaq, terhiqet vemendja se koha e dhenies se provimit te gjuhes shqipe prane Fakultetit te Histori-Filologji, eshte muaji maj, megjithate ende nuk eshte bere asgje per te zhvilluar kete provim. Nga rregulli i dhenies se provimit te Gjuhes Shqipe perjashtohen te gjithe ata shtetas te cilet kane vazhduar studimet ne shkollen e mesme, ne institucione arsimore qe kane program mesimor ne Gjuhen Shqipe.

Perjashtimi
Ne rastet kur Komisioni vlereson se dokumentet shkollore te shtetasve shqiptare te permendur ne piken 1, nuk provojne per dhenien e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore, por vetem ato me detyrim D1 dhe D2, atehere ky komision perllogarit noten mesatare te viteve te shkollimit dhe notat e provimeve te detyruara D1 dhe D2.

Formulari A2
Kur Komisioni vlereson se shtetasi shqiptar i ka kryer te gjitha detyrimet e Matures Shteterore dhe aplikuar edhe per Universitetet e vendit nga ku ai vjen, atehere behet menjehere perllogaritja e rezultateve dhe aplikanti vijon me plotesimin e Formularit A2.

Part-time
Per shtetasit shqiptare qe duan te studiojne ne programet e studimit te IALP me kohe te pjesshme, pervec kritereve te parashikuara nga ky Udhezim u nenshtrohen edhe kritereve te parashikuara nga Udhezimi i posacem i MASh per keto programe studimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›