Epidemitë, rikthehet frika nga malaria
12/05/2009 Shqipëria pjesë e projektit për trajtimin e sëmundjeve infektive, që shkaktojnë ndryshimet klimaterike
Ndryshimet e shpeshta klimaterike të viteve të fundit mund të bëhen shkak i shpërthimit të epidemive infektive, teksa nuk përjashtohet rikthimi i atyre sëmundjeve që për vite me radhë kanë ndëshkuar popullatat më pasoja të rënda, siç është malaria. Alarmi është ngritur nga specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët kanë mbledhur strukturat tona shëndetësore për të ngritur planin e masave mbrojtëse. Plani i masave përcakton që edhe vendi ynë të marrë pjesë në projektin e financuar nga qeveria gjermane, me vlerën prej 7 milionë eurosh, prej të cilave 1 milion euro i akordohen vendit tonë. Në projekt përfshihen 7 vende, midis të cilave Shqipëria, Maqedonia, Rusia dhe vendet ish-sovjetike të Azisë Qendrore.
Risku
Rikthimi i sëmundjeve të rrezikshme siç mund të jetë malaria, apo të tjera të kësaj natyre, kanë detyruar përfaqësues të OBSH-së si dhe ekspertë të shëndetësisë në vendin tonë të nisin punën për marrjen e masave që do të parandalojë përhapjen e sëmundjeve infektive, që shfaqen si pasojë e ndryshimeve të klimës, nga temperaturat e larta, ciklonet, tajfunet, tërmetet apo nga dukuri të tjera të pazakonta atmosferike. Kreu i Shëndetit Publik në MSH Gazmend Bejtja ka pohuar dje se edhe vendi ynë mund të jetë i rriskuar. "Me rritjen e temperaturave brezi i malaries mund të zhvendoset më në veri. Pra, nëse malaria sot shihet vetëm në Afrikë, mund të shfaqet dhe në Evropën Jugore, nëse temperaturat do të ngrihen edhe më tej. Shqipëria për nga pozita gjeografike është cilësohet vend vunerabel, pra i prekshëm nga risqe të tilla.” Njëkohësisht është shtuar se krahas sëmundjeve ekzistuese mund të shfaqen edhe sëmundje të tjera, që mund jenë të panjohura. " Krijohen mikroorganizma të rinj, të cilët shkaktojnë sëmundje të caktuara, apo mikroorganizma të shkuara, që mund të rigjallërohen në një kontekst të ri dhe mund të shkaktojnë probleme të rënda për shëndetin", - ka pohuar Bejtja.
Projekti
Konfirmohet se ka një plan standard global për të gjitha vendet, por çdo vend ka specifikat e veta, që lidhen me pozitën gjeografike, ekosistemin social-ekonomik, sistemin shëndetësor, gjendjen aktuale të mjedisit, ku dhe do të bazohet plani i masave. "Ka një sërë masash dhe do të mundohemi që brenda 2 vjetve të përfshihen të gjithë sektorët, si shëndetësia, mjedisi etj., në përfundim të dalim me një strategji, ku do të përcaktohet dhe plani i veprimit për çdo sektor". Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka pohuar se “shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, i kullotave dhe tokave bujqësore, shfrytëzimi jo perspektiv i rezervave ujore, emisionet në atmosferë të gazeve që lidhen me djegien e lëndëve me origjinë fosilore, janë identifikuar si faktorë që janë lidhur me ndryshimet klimaterike e që mund të sjellin përhapjen e epidemive me natyra infektive.
Rimbursimi: Shërbimi farmaceutik
Barnat, shtohen alternativat dhe kategoritë përfituese
Ndryshimet e realizuara në sektorin e farmaceutikës janë cilësuar si pozitive, pasi shërbimi i ofruar ndaj popullatës, e veçanërisht me barnat e rimbursuara, është përmirësuar ndjeshëm. Në një aktivitet të zhvilluar dje në lidhje me ecurinë e këtij sektori, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore Elvana Hana ka pohuar se këto ndryshime kanë ardhur si shkak i “sistemit të kontraktimit me farmacitë, grosistët dhe depot sekondare, sistemit të vendosjes së çmimit të barnave mbi bazën e konkurrencës, midis firmave farmaceutike dhe përfshirjes në listën e rimbursimit të alternativave tregtare mbi bazën e referencës së çmimeve të barnave”. Konkretisht, pohohet se referuar listës së barnave të rimbursimit gjatë 4 vjetve të fundit, ajo është pasuruar me 50 barna dhe formë-doza të reja si dhe me 27 principe të reja aktive (nga 233 që janë në total), gjithashtu është shtuar me 172 alternativa tregtare, duke arritur në total numrin prej 405 barnash (alternativa të para) dhe 944 alternativa tregtare. Njëkohësisht të dhënat tregojnë se është rritur numri i diagnozave të mbuluara me trajtim mjekësor të rimbursuar, ku bëjnë pjesë mbulimi i trajtimit të leucemisë kronike, trajtimi për mosplakjen e organeve të transplantuara, trajtimi i infeksioneve posttransplanteve, duke arritur kështu një mbulim prej 95 të sëmundshmërisë kronike me barna të rimbursueshme.