E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë hesht ndaj korrupsionit të 7. 5 milionë eurove për tenderin austriak

Heshtja e Ministrisë së Shëndetësisë rreth procesit të tenderimit me prokurim të drejtpërdrejtë me kompaninë austriake, e bën më se të qartë mega korrupsionin në këtë kredi tregtare që tentohet të shfrytëzohet në mënyrë masakruese. Kjo lloj kredie nuk është ndonjë zbulim që bëri Ministri Bode. Ajo aty ka qenë prej vitesh. Kësisoj kredish kanë edhe vende të tjera, por ta shfrytëzosh në këtë mënyrë, është krim ndaj popullit tënd. Prandaj kjo qeveri bëri çmos që të hiqte FMN-në, pasi ajo do të ishte një filtër që nuk do të lejonte marrëzi të tilla, që shtyhen nga mega korrupsioni pasi tani Shqipëria është mall pa zot. E çvlerë ka një kredi që shlyhet për 15 vite, me interesa tregtare të buta kur firma vendos çmimet vetë me prokurim të drejtpërdrejtë pa asnjë lloj oponence dhe do të shesë me dyfish çmimi të njëjtat prodhime që janë shitur në Shqipëri më parë? Atëherë kjo kredi nuk është më një kredi e butë, por një kredi shumë e egër pasi korrupsioni i jep të tilla vlera. Flasim për 4 milionë Euro që mungojnë në këtë kredi, të cilave duhet t`u paguajmë përveç të tjerave edhe interesat. E çuditshme është që Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë punë krahasuese të çmimeve të këtyre materialeve që kanë hyrë në Shqipëri, çmime këto që i gjejnë si në ministri por edhe në doganat shqiptare, aty ku zhdoganohet malli. Ndërkaq ministri, para se të bëhet kontrata, duhet të bëjë transparencë dhe të kontrollohen këto çmime. Nëse kjo nuk bëhet, nëse ata akuzohen dhe nuk bëjnë transparencë, atëherë del se ata janë shumë keq të përfshirë në këtë proces korruptiv. Të gjesh kredi tregtare të butë nuk është ndonjë gjë e veçantë, por të bësh prokurime të drejtpërdrejta është maskarallëk, është abuzim me detyrën që të jep shteti. Pikërisht këto ditë, u mor vesh që qeveria nëpërmjet organit të saj të specializuar APP, ka anuluar tenderin për aparaturat e Q.S.U. Nënë Tereza, për shkak se një firmë, (çuditërisht e njëjta që prodhon shumicën e aparaturave në prokurimin austriak) ka bërë një protestë për probleme të vogla teknike të organizimit të tenderit. Atëherë si ka mundësi të ketë 2 standarde nga e njëjta qeveri që, tenderin e Q.S.U.Nënë Tereza e anulon pa dashur për të sqaruar problemet teknike të kësaj firmë dhe nga ana tjetër, po këtë firmë që furnizon firmën austriake do ta shpallë fituese të një prokurimi të drejtpërdrejtë, të një kredie tregtare, pa i kontrolluar çmimet?! Këtu lind pyetje për z. Bode, i cili për suksesin e kredisë austriake këto ditë para mediave nëse është në dijeni për këtë mega vjedhje? Apo mbase mund të jetë stimuluesi kryesor? Si hap i parë për të bërë transparencë është deklarimi i çmimeve për njësi të këtij spitali. Gjithashtu duhet të deklarojnë, në cilat gazeta ndërkombëtare është shpallur tenderi? Mbetet për tu ditur fakti sesa kompani kanë marrë pjesë në këtë prokurim? Si ka mundësi që firmat austriake të mos kenë interes për një tender prej rreth 8 milionë Euro? Si ka mundësi që në procesin e prokurimit, të ketë vetëm një shqiptar që të përfaqësojë shtetin tonë? Cili nen i ligjit të prokurimit austriak e thotë këtë gjë? Si ka mundësi që Namibia dhe Ghana dërgojnë delegacione me shumë vetë në negociata për çdo lloj kredie? Po personi që është deklaruar për të përfaqësuar shtetin shqiptar, a kishte listën me çmimet e referencave për këto lloj prodhimesh që kanë hyrë në Shqipëri, apo shkoi në Vjenë për turizëm? Përse Ministria e Shëndetësisë nuk bën transparencë për çmimet, por lavdëron shtete për të cilët të gjithë kemi respekt? Prandaj, pikësëpari lind pyetja: A arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë të kuptojnë se çfarë kanë bërë, të marrësh kredi tregtare dhe të bësh prokurim të drejtpërdrejtë? Të gjitha qeveritë e mëparshme mund të bënin, këto lloj prokurimesh, por kanë pasur një fije përgjegjësie dhe respekti për djersën dhe mundin e këtij populli. Nuk është e ndershme që të studiosh mundësi të ndryshme kredish tregtare që të jesh sa më i lirë për të vjedhur.

**********************************************************************************
Skandali në shëndetësi, ja si u shpërdoruan 7.5 milion eurot e kredisë austriake për  Sanatoriumin
Mjekët e Spitalit të Sanatoriumit por edhe të QSUT-s, denoncojnë për të disatën herë vjedhjet marramendëse në fundin e kredisë austriake tërhequr nga pala shqiptare, fjala për pajisjen me aparatura të Spitalit të Sanatoriumit. Kështu procedurat e tenderimit për pajisjen e spitalit me mjete diagnostikuese, shtretër etj., janë bërë që në Austri dhe në mënyrë të fshehtë, pa dijeninë mjekëve dhe firmave shqiptare. Në këtë mënyrë firmave shqiptare, apo e huaj qoftë u është hequr çdo e drejtë për të marrë pjesë në tenderim. Nuk është publikuar asnjë lloj dokumenti për firmat pjesëmarrëse, për çmimet e aparaturave apo procesverbalin e mbledhjes, ndërkaq mësohet se në tender ka marrë pjesë vetëm një firme, konkretisht firma A. M. I. Tenderi është planifikuar dhe diktuar më parë se cila firmë do të jetë fituese, me qëllim që të vidhet sa më lehtë. Për sa i përket modelit të aparaturave më të domosdoshme për pajisjen e spitalit, sipas mjekëve nuk është bërë kurrfarë konsultimi paraprak me stafin mjekësor në lidhje me vlerën, cilësinë dhe modelin e tyre. Sipas mjekëve, faturat e çmimeve të pajisjeve paraqiten 3 herë më të larta sesa vlera reale e tyre apo sesa çmimet konkurruese në treg. Si mos të mjaftonin këto, këtij spitali i mungojnë shumë aparatura të domosdoshme, si p.sh: rezonanca magnetike. Megjithatë, më arbitrar është fakti se, ndonëse kemi të bëjmë më një kredi të butë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë të dhënë nga qeveria austriake, tenderi çuditërisht u dha në vendin e huaj e jo në Shqipëri. Ndërkaq, në prokurimin e tenderit, i cili u bë duke shkelur çdo ligj, pa konkurrencë dhe i diktuar më parë, nuk ka marra pjesë asnjë specialist shqiptarë. Meqenëse, qeveria austriake do ti marri sërish këto lekë nga qeveria shqiptare, ajo e konsideron procedurën e tenderimit si një procedurë normale. Veç këtyre, në dhënien e tenderit ka qenë pjesëmarrës vetëm një përfaqësues nga Shqipëri, ndërsa vendet e tjera që kanë përfituar nga kjo kredi janë paraqitur me jo më pak se me nga 6 përfaqësues. Personi i vetëm që ka marrë pjesë në organizimin dhe në bërjen e tenderit në Austri quhet Rezat Oketa, kushëriri i Ministrit të Mbrojtjes, Oketa. Dhe për këtë mësohet se kështu e kërkojnë rregullat austriake. Ajo që të bën të dyshosh në transparencën e menaxhimit të kredisë, është se personi në fjalë ishte i vetmi që mbante lidhje me palën austriake dhe nuk është njoftuar asnjë firmë tjetër për të marrë pjesë në tender përveç firmës fituese. Së paku tenderi të ishte botuar në një faqe të një gazete të huaj, apo vendase. Kjo bien në kundërshtim me ligjet e Kushtetutës së Shqipërisë. Ndërkaq, ky është një megakorrupsion në radhë të parë me parat e shqiptarëve, pasi kjo kredi dot ë shlyhet nga pala jonë brenda 14 viteve.
Kërkohen publikimi i procesverbalit të mbledhjes dhe çmimet e pajisjeve
Kërkohen të zbardhen rrethanat në të cilat është bërë tenderi i dhënë nga qeveria austriake për pajisjen e Spatit të Sanatoriumit, Shefqet Ndroçi, ose siç quhet ndryshe Spitali i Mushkërive, me aparatura. Kërkohet publikimi i procesverbalit të mbledhjes në Austri. Gjithashtu kërkohet të publikohen në mënyrë të dokumentuar sesa firma kanë marrë pjesë në tender dhe nëse është bërë publik apo në fshehtësi tenderi. Mjekët e spitalit në fjalë shprehen se asnjëri prej tyre nuk ka qenë në dijeni për kredinë e pajisjeve, dhe se nuk është asnjë lloj firme drejtorit apo nëndrejtorit të spitalit, prandaj kërkojnë ngritjen e një komisioni nga Ministria e Shëndetësisë për të verifikuar procedurat e tenderimit. Gjithashtu kërkojnë të behën publike çmimet e aparaturave duke i ballafaquar me çmimet aktuale në treg.  Mësohet se të gjithë shpenzimet për blerjen e këtyre pajisjeve, duke i krahasuar më çmimet konkurruese në treg, nuk mund ti kaloni shumën e 3.5 milion eurove, ndërsa vlera e paraqitur e faturave të faturave arrin shifrën e 7.5 milion euro. Rreth 4 milion euro janë vjedhur vetëm me anë të pajisjeve. Ndërkaq, për sa i përket pjesës

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›