Epidemitë vdekjeprurëse u mësojnë mjekëve masat mbrojtëse
Autori i Lajmit: red.
Evropa për disa shekuj nuk dinte shumë gjëra për veprat e klasikëve të saj të lashtë. Asaj iu desh t i rinjihte përsëri ato vetëm në saj të mjekut kartagjenas, Kostandin Afrikanit, i cili i ripërktheu veprat e klasikëve të lashtë nga gjuha arabe në atë latine në shekullin XI. Ato filluan të studioheshin me endje nga evropianët, që filluan të zgjoheshin. Studjues të tjerë vazhduan punët e tij me përkthimin e veprave të tjera dhe kështu filloi periudha e Rilindjes Evropiane.
Rënia e theksuar e higjienës personale dhe kolektive gjatë periudhës së Mesjetës, kryqëzatat dhe luftërat, emigrimi i popujve etj., krijuan kushte për përhapjen e epidemive të tmershme. Murtaja bubonike e quajtur "Vdekja e zezë" u përhap në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe shkaktoi vdekjen e 75 milionë njerëzve nga të cilët 25 milionë vetëm në Evropë, numër ky i barabartë me një të katërtën e popullsisë së botës.
Kjo sëmundje filloi në Azi në vitin 1333. Ajo u përhap nga India në vitet 1346 -1347 me anë të tregtisë, në Azinë Qendrore, Egjipt dhe Evropën Jugore; Itali, Francë, Gjermani, Poloni etj. Kjo epidemi ishte kaq e ashpër sa rrënoi fare jetën ekonomike e shoqërore të kontinentit. Një mjek i kësaj periudhe e ka përshkruar kështu këtë sëmundje: "Sëmundja filloi në janar dhe vazhdoi shtatë muaj. Ajo u shfaq në dy forma. E para vazhdoi dy muaj gjatë së cilës të sëmurët kishin ethe të vazhdueshme dhe nxirrnin gjak nga mushkëritë. Zakonisht ata vdisnin për tri ditë. Forma e dytë zgjati gjatë gjthë periudhës tjetër, ku të sëmurët kishin ethe të vazhdueshme që shoqëroheshin me absese dhe karbunkula në pjesët e jashtme, kryesisht në ije dhe në sqetull. Ata vdisnin për 5 ditë. Sëmundja ishte kaq ngjitëse, saqë mjaftonte që të afroheshe ose të shihje ndonjë të sëmurë dhe do të infektoheshe." Një sëmundje tjetër që u përhap shumë në shekullin e trembëdhjetë ka qenë edhe lepra. Në atë kohë në Francë kishte mbi 2000 leprozariume ose lazarete (vende ku izoloheshin leprozët) dhe disa qindra në Angli. Gjatë periudhës së mesjetës pati dhe një numër të madh epidemish të gripit, herë të lehta e herë të fuqishme. Këto epidemi i shkaktuan njerëzve mjaft vuajte fizike dhe psiqike, por në të njëjtën kohë, veçanërisht nga epidemia e "Vdekjes së Zezë", mjekët mësuan mjaft për të marrë masa mbrojtëse kundër sëmundjeve infektive.
Për shekuj të tërë kisha kishte monopolin e përgatitjes së mjekëve. Për shumë kohë shkollat ishin të mbërthyera nga dogmatizmi. Ato u mësonin nxënësve vetëm klasikët e lashtë dhe nuk lejonin as përpjekjen më të vogël për t i verifikuar. Mbi të gjitha sundonte anatomia e Galenit dhe ata që guxonin të kryenin atudime të pavarura, dënoheshin rëndë. Megjithatë, në këto shkolla u rritën mjekët e rinj, që më vonë bënë shndërrime aq të mëdha dhe krijuan shumë vepra të shquara mjekësore. Në fund të shekullit të XV u nxorrën ligje për ushtrimin e profesionit të mjekut. Nuk lejohej të praktikohej mjekësia pa lejen e nevojshme. Konsulta midis mjekëve, sidomos në rastet e vështira, ishte e detyrueshme dhe mjeku që fliste keq për një koleg në publik, dënohej rëndë.
MESJETA/ Kur kirurgjia konsiderohej profesion i berberëve
Por akoma mjekësinë e pengonte ndarja me kirurgjinë. Mjekët që nderroheshin si akademikë nuk e praktikonin kirurgjinë, se ajo per ta ishte një profesion i ulët. Edhe në rastet kur e shihnin të nevojshme, mund të arrinin deri atje, sa të jepnin vetëm këshilla kirurgjikale, ndërsa operacionet kryheshin nga berberët. Aq e madhe ishte kjo ndarje, saqë studenti i mjekësise në Paris duhej të betohej që të mos bënte asnjë operacion, flebotomi apo hapje të kufomave. Kjo gjë ndikonte sidomos në mësimin e anatomisë. Në raste të rralla ku hapeshin kufomat, mësuesi lexonte nga larg librin e Galenit duke treguar me shkop pjesët e ndryshme të trupit.
Kirurgët, mjekimet e tyre i përmblidhnin në mjekimin e plagëve, të thyerjeve, daljen e kockave, prerjen e gjymtyrëve dhe hapjen e abceseve. Disa operacione të tjera si ai i hernies inguinale ose heqje e gurëve nga fshikëza e urinës, linin pasoja të rënda. Qepja e plagëve nuk njihej, operacionet e kataraktit bëheshin shumë rrallë, ndërsa operacionet më të vështira ekzistonin vetëm në literaturë dhe askush nuk guxonte t i vinte në jetë. Të gjitha këto njohuri për kirurgjinë ishin ndikim i traditave greke dhe arabe. Shumicën e këtyre operacioneve e bënin berberët ose berberët- kirurgë. Madje, kjo traditë arriti deri në shekullin e XVIII, kur berberët akoma kishin të drejtën të ushtronin kirurgjinë. Kirurgjisë filloi t i jepej rëndësia e duhur vetëm gjatë Rilindjes Evropiane.
Rilindja/ Mposhtet mjekësia skolastike
Periudha e Rilindjes është periudha ku u hodhën bazat e shkencave anatomike dhe të fiziologjisë së njeriut. Kjo rrugë nisi me veprat e gjeniut të Italisë, Leonardo Da Vinçit. Studimet e anatomisë, ai i nisi si artist, por, shpejt u apasionua pas saj si shkencë dhe punimet e tij përfshinë aspekte shumë më të gjera se nevojitet piktorit apo skulptorit. Ai e la mënjanë veprën e Galenit, duke dashur të studionte çdo gjë vetë. Leonardo injoroi veprën e Galenit, Paracelsi dogji publikisht librat e tij, ndërsa grushtin vendimtar ajo e mori nga “Anatomia” e Vezalit. Vepra e tij likuidoi gabimet e Galenit, ( rreth 200) por, fatkeqësisht, Vezali nuk u nderua si një reformator, por u ndoq e u persekutua nga kisha dhe galenistët, të cilët nuk duronin rishikimin e veprave klasike. Puna e Vezalit dhe e pasuesve të tij, Falopit dhe Eustakit hodhën bazat e anatomisë moderne. Gabriel Falopi (1523-1562) i përmblodhi zbulimet e tij anatomike në librin “Vrojtime anatomike”. Në disa formacione ruhet akoma emri i tij si p.sh. tubat e Fallopit, kanali i Fallopit etj. Në veprën e tij, ai përshkroi organet e dëgjimit e të të parit, organet gjenitale, përshkroi hollësisht zhvillimin dhe ndërtimin e kockave, veçanërisht të kafkës, muskujt etj. Ajo që mposhti përfundimisht mjekët skolastikë galentistë, ishte zbulimi dhe pranimi i teorisë së qarkullimit të gjakut.
Zbulimet për zemrën dhe qarkullimin e gjakut
Gjaku kalon nga njëra anë e zemrës në tjetrën, pasi kalon nëpër mushkëri. Këtë fakt e shtjelloi gjerë Migel Serveri (1509-1553) në veprën e tij "Restaurizmi i kristianizmit", shkrimi i cili i kushtoi jetën. Atë e dogjën në turrën e druve duke e akuzuar si heretik. Fabricio, mësuesi i Harveit, përshkroi i pari me 1574 valvulat venoze, ndërsa Uilliam Harvei duke u bazuar në eksperimente në kafshë zbuloi qarkullimin e gjakut. Ai tregoi se gjaku nga zemra shpërndahet në të gjithë trupin nëpërmjet aortës e më tej, arterieve dhe kthehet përsëri në zemër, por tani në të djathtë me anë të venave kava. Nga zemra e djathtë ai shkon në mushkëri ku pastrohet dhe kthehet në zemrën e majtë nga ku vazhdon përsëri këtë rrugë. Libri i Harveit shkaktoi një reaksion të madh. Galenistët e sulmuan atë pa mëshirë, por e vërteta shkencore triumfoi. Bota e pranoi zbulimin e tij.
Malpigi, pionieri e histologjisë dhe embriologjisë
Malpigi (1628-1694) ishte mjek anatomist dhe natyralist italian që njihet si themelues i anatomisë mikroskopike. Ai ishte një nga pionierët e histologjisë, embriologjisë dhe botanikës. Emrin e tij e mban shtresa e mbilëkurës te vertebrorët, formacionet sferike në veshka, trupëzat e shpretkës dhe tubat e urinës tek insektet. Atij i përket merita e zbulimit të ndërtimit në formë dhomëzash të mushkërisë. Malpigi për herë të parë i vërejti kapilarët në mushkëritë e bretkosës, duke parë atje një gërshetim të indeve qelizore dhe enëve të gjakut.
Sëmundjet e punës
Shfaqja e manifakturave shënon lindjen e marrëdhënieve të reja kapitaliste, njëkohësisht, ajo solli lindjen e problemit të sëmundjeve të punëtorëve të industrisë. I pari që u mor me studimin e kësaj patologjie të re ishte Bernardino Ramacini (1639-1714) nga Padova, që shkroi librin “Mbi sëmundjet e zanatçinjve”. Pikërisht, lindja e kësaj patologjie shënon fundin e mjekësisë së epokës së feudalizmit dhe fillimin e një etape të re në zhvillimin e shkencës mjekësore.
Vaksina kundër lisë
Në shekullin XVIII, vëmendja e mjekëve u drejtua tek lija si një sëmundje e kobshme dhe mjaft e përhapur. Në atë kohë njihej metoda e variolizimit e përdorur që në Kinën e lashtë, për t u mbrojtur nga sëmundja por ajo shpesh sillte infeksione vdekjeprurëse. Dhe ishte mjeku anglez Eduart Xhener (1749-1823) i cili përdori për herë të parë vaksinimin kunder lijes se vertete duke shfrytezuar vetite parandaluese te lijes se lopes.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008