Roma, si u shndërrua zanati i ulët i mjekut në titullin “Medicus a Republika”
Autori i Lajmit: red.
Romakët pas pushtimeve të njëpasnjëshme dhe krijimit të Perandorise Romake e shndërruan Romën në qendrën më të madhe ekonomike shoqërore. Duke e konsideruar mjekësinë si një profesion jo të denjë për një qytetar romak, në fillim ata nuk e ushtronin këtë profesion dhe mjekët e parë në Romë ishin të huaj, kryesisht grekë. Në infermieritë e tyre, të quajtura latinisht "Medicatrinea", kryenin flebotomi dhe tregtonin ilaçe. Më vonë, këta mjekë filluan të futeshin edhe në shtëpitë e patricëve duke rritur dalëngadalë prestigjin e tyre. Ata u pranuan të punonin në banja, gjimnaze apo edhe në ushtri, u bënë mjekë të skllevërve, të gladiatorëve etj.
Asklepiadi, mjeku që ktheu të vdekurin nga rruga
Ardhja në Romë e mjekut të shquar, Asklepiadit, e ngriti në një shkallë mjaft të lartë prestigjin e këtij profesioni. Një ngjarje që nga jeta e Asklepriadit që i dha atij një famë të madhe, është përshkruar nga Apuleus. Një ditë duke shkuar në shtëpinë e tij, mjeku u ndesh me një funeral që po shoqëronte kufomën e një të vdekuri. Njerëzit që po shoqëronin të vdekurin, ndaluan dhe po përgatisnin zjarrin për djegien e tij. Duke parë me vërejtje kufomën, Asklepiadi pa tek ajo gjurmë jete. Pasi i bindi njerëzit që të prisnin pak, ai e çoi kufomën në një shtëpi pranë dhe pas disa manipulimesh, e solli atë në jetë. Ky fakt i mahnitshëm u përhap menjëherë në Romë. Asklepiadi, i cili është edhe mësuesi i mjekut tonë të shquar Filonidh Durrahenit, jetoi në shekullin e parë p.e.s..Ai ështe quajtur “Princi i mjekëve” dhe ishte mik i Ciceronit, Krasusit dhe Mark Antonit.
Rëndësi të madhe për zhvillimin e mjekësisë në Romë, pati Vendimi i Julio Cezarit në vitin 46 p.e.s., i cili u dha të drejtën qytetarëve romakë të ushtronin praktikën mjekësore. Shkollat mjekësore Romake përgatitën një numër të madh mjekësh për tërë perandorinë, të cilët pasi përfundonin studimet, thirreshin "Medicus a Republika". Megjithatë, studimet e organizuara mjekësore morën formë të plotë në shekullin e tretë kur u ngritën shkolla të veçanta për studimin e mjekësisë. Organizimi i studimeve të sistemuara mjekësore solli një ndryshim të rëndësishëm në pozitën e mjekëve. Në Romë u hartua për herë të parë një kushtetutë e organizimit shëndetësor. Qyteti i Romës kishte një sistem ujërash me 14 kanale dhe problemet e kanalizimit ishin rregulluar me ligj. Për drejtimin e tregtisë kishte funksionarë të veçantë. Ishin ndërtuar banja ku laheshin mijëra vetë njëherësh, ndërsa djegia dhe varrimi i kufomave bëheshin me një rregull të rreptë.
Galeni, pengesa e pakapërcyeshme
Për shumë kohë në Romë punoi mjeku i shquar i lashtësisë, Klaud Galeni, i cili la mjaft vepra të shkruara mjekësore. Ato sollën një zhvillim të madh në shkencën mjekësore dhe mbizotëruan në mjekësi për shekuj të tërë, por më vonë ato u bënë pengesë për ecjen përpara, sepse u pranuan si të vërteta të padiskutueshme duke përfshirë dhe gabimet e tij. U deshën mjaft sakrifica për të pranuar se edhe Galeni kishte gabuar në disa raste dhe se vepra e tij nuk përmblidhte gjithçka mbi mjekësinë.
Kristianizmi/ happen spitalet e para
Mjekësia përfshiu edhe ndihmën shpirtërore për pacientët
Kryengritjet e skllevërve, shpërqëndrimi i pushtetit, rënia e prodhimeve të produkteve bujqësore dhe sulmet e njëpasnjëshme të fiseve barbare sollën shkatërrimin e Perandorisë Romake. Epidemitë e mëdha të murtajës, tifos, lisë që u përhapën në tërë perandorinë dhe shkaktuan viktima të shumta, e shpejtuan procesin e rënies së saj. Në këto kushte kaosi, njerëzit që vuanin nga uria, sëmundjet dhe luftërat, filluan të kërkonin një çlirim shpirtëror dhe atë e gjetën tek feja e krishterë që lindi rreth shekullit të IV.
Feja kristiane bëri përpjekjet e saj për të ndihmuar njerëzit e sëmurë, invalidët dhe të moshuarit duke krijuar kështu spitalet dhe azilet për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, që morën një zhvillim të paparë deri atëherë. Kurrë më parë nuk ishte dhënë ndihma me të tillë përgjegjësi dhe kujdes. Në to kujdesi ishte njëkohësisht edhe shpirtëror. Kristianizmi zëvendësoi kultin e Asklepit dhe faltoret e tij u kthyen në faltore kristiane. Kjo fe e re u përhap shpejt dhe përfaqësuesit e fesë të asaj kohe i shpallën luftë çdo të reje shkencore, që mund të sillte lëkundjen ndaj besimit dhe kështu, gjatë mesjetës ndikuan negativisht dhe bënë të harrohen mjaft nga trashëgimia e brezave të mëparshëm.
Mjekësia islame, sfida e zbulimeve atje ky ndalohej hapja e kufomave
Razesi, mjeku i madh, si e themeloi spitalin e Bagdatit
Ata që nuk u pajtuan me këtë gjendje, nestorianët, pasuesit e patriarkut heretik, Nestor, që u dëbua nga Kostandinopoja, shkuan në vendet e Azisë, duke marrë me vete veprat që kishin mbetur nga qytetërimi grek, si veprat e Aristotelit, Hipokratit, Galenit etj. Ata u vendosën kryesisht në vendet islamike dhe filluan që të përkthejnë këto vepra në gjuhën e këtyre vendeve. Në qytetin persian të Xhandishapurit ngritën dhe një universitet, i cili ishte qendra kryesore e mendimit mjekësor. Në vendet e lindjes ishte një situatë e favorshme për zhvillimin e shkencave në përgjithësi dhe mjekësisë në veçanti, sepse sundimi i pakufizuar i fesë, karakteristike për feudalizmin, në këto vende u vendos më vonë. Kjo periudhe filloi aty nga fundi i shekullit XI. Këta popuj të etur për dije, përvetësuan veprat e grekëve dhe zhvilluan më tej shkencat, si mjekësinë, kiminë, matematikën, astronominë, duke i dhënë botës vepra me vlera të pamohueshme. Mjeket e mëdhenj të botës muslimane ishin mjekë mjaft të talentuar, megjithëse dhe atje ndalohej hapja e kufomave për studime anatomike.
Abu Bah Muhamed ibn Zakaria Ar Razi ose siç thirret në latinisht, Razesi ( 850- 923 ) ka qenë një nga mjekët më të shquar të Islamizmit e në të njëjtën kohë ka qenë filozof, matematikan dhe poet. Razesi ka qenë themeluesi i spitalit të madh të Bagdatit. Interesant është fakti sesi ai zgjodhi vendin për ndërtimin e këtij spitali. Ai vuri copa mishi në vende të ndryshme të qytetit. Vendin ku copat e mishit u kalbën më vonë ai e quajti më të shëndetshmin dhe aty kërkoi të ngrihet spitali. Si shumë spitale të Lindjes, edhe spitali i Bagdatit kishte shkollën e tij mjekësore që drejtohej nga Razesi. Atij i përkasin rreth 200 vepra, shumica e të cilave janë vepra mjekësore. Rëndësi ka vepra e tij "Mbi fruthin dhe line " ku përshkruhen ecurite e semundjeve, shenjat dhe mjekimi i tyre. Duke njohur literaturën e lashtë klasike, ai mbajti një qëndrim antidogmatik ndaj trashëgimisë mjekësore të Galenit. Vepra e tij më e madhe është "Libri i përgjithshëm i mjekësisë " me 20 vëllime. Razesit i përkasin edhe merita në fushën e kirurgjisë ku përshkroi disa instrumente dhe ishte i pari që përdori pambukun për mjekimin e plagëve. Ai shkroi: "Një mjek nuk mund të mjekojë të gjitha sëmundjet" , "Sëmundjet e lehta mund të jenë më të vështira për t u mjekuar" dhe për pacientët shkroi librin "Për ata që nuk janë mjekë". Veprat e tij u përkthyen në mjaft gjuhë të botës.
Shpikësi i syzeve optike
Ibn-al Hajtan (Alhazien) (965-1038) luajti një rol të madh në zhvillimin e oftalmologjisë. Ai ishte matematikan, fizikan dhe autori i librit "Optika" në të cilin përshkruan edhe rrugën e dritës nëpër thjerrëza. Në të, ai jep përshkrimin e parë anatomik të syrit, shpjegon lëvizjet fiziologjike të përthyerjes së dritës dhe të perceptimit optik duke mbrojtur tezën se drita përhapet nga objekti në sy dhe jo e kundërta. Ai hodhi idenë e parë mbi përdorimin e syzeve optike, për mikroskopin dhe teleskopin që u ndërtuan më vonë.
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008