E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epigonet e sotem

... ato qe njohim pergjysme

Politiken nuk e do askush - thoshte Karl Jungu - por ajo i josh te gjithe i verbon i huton si nje piton madheshtor dhe pastaj i gelltit

Aventura profesionale e njenjeriu qendron ne faktin se cfare trashegon nga e kaluara e tij dhe e prinderve cfare pergatitjeje vetjake zoteron ne cnivel qendron personaliteti i tij ne raport me te tjeret lidhjet shoqerore dhe menyra se si eshte pranuar ai njeri ne shoqeri. Sigurisht ka edhe plot vija te tjera paralele tangjente e sporadike qe e bejne me te gjere arsyetimin rreth kesaj aventure te lidhur ngushte me jeten. Po clidhje ka kjo dukuri me epigonet dhe me mitologjine. Ne dukje nuk ka asnje lidhje por e verteta eshte qe epigonet dhe epigonizmi jane kthyer ne nje makth social qe i ze frymen shoqerise. Ata i gjen ne fushen e letrave te politikes te gjyqesorit e ndonese nuk kane pamjen antike te sjelljes perseri mbeten po ata. Ne shqip epigonet jane pasardhesit. Por ne gjuhen e sotme me kete emer nenkuptohen pasuesit e vonuar te ndonje rryme ne politike shkence art te zhveshur nga origjinaliteti krijues i pararendesve te tyre. Shiacute ketu qendron dhe kuturisja dhe e aventures profesionale. Sepse disa u largohen shtampave dhe klisheve te tjerat i zbatojne ato sic jane. Madje edhe menyren se merret brenda aventures profesionale edhe nje bakshish ose shperblim i pamerituar.

Djali i mikut tim ka dy vjet qeka perfunduar shkollen dhe eshteemeruar gjykates i shkalles separene nje rreth gjyqesor. E uruan te gjithe dhe u erdhi mire qe nje njeri i tyre zuri nje vend te tille ne shoqeri. Nuk trashegonte ndonje profesion te tille as nga e ema e as nga i ati. Domethene do te krijonte ai vete epigonet e tij. Por cndodhi Brenda ketyre dy vjeteve djaloshi mbahet si punonjes shembullor dhe ka krijuar folene e tij. Domethene ai me kaq pak kohe nuk ka te njejtin push qe kishin prinderit e tij dhe nuk ciceron me ashtu si ata Mund te thuhet pa frike se ai eshte treguar i shkathet dhe i zoti ka vene pasuri te tundshme e te patundshme vishet firmato dhe shetit me nje makine te shtrenjte... Cfare ka ndodhur Asgje e vecante vecse nje pasurim i pamerituar dhe qe ka ardhur permes lumit te korrupsionit

Ky mund te konsiderohet njepasardhes i denje i asaj qe nuk trashegoi por qe diti ta beje te tijen me nje perqendrim total forcash e nje sajim e perdhosje fatale profesionale Por le te ecim me tej. Lind nje shkrimtar i ri i cili ia ka mbushur mendjen vetes se eshte i tille. Kap temen e nxehte per shembull Kosoven apo Camerine. Percakton llojin letrar qe do te krijoje vepren per shembull roman. Gjen edhe paraardhesit per shtyllat ku qendron romani dhe... shkruan ne dy apo tri linja subjekti te cilave si pasardhes i letrave qe eshte nuk i stis keq. Por me tej kumbiset ne nje lesh arapi fjalesh qe nuk ke as si i quan te malulta. Fjale dialogesh fjale pershkrimesh fjale analizash te gjendjeve psikologjike te personazheve etj. Por te gjitha keto ndihen qe atje tej qe jane te stisura dhe ty i dashur lexues i romanit te vjen per te vjelle nga kjo lloj gjelle. Po ky epigon i cuditshem nuk eshte e nuk behet dot nje kokekrisur fjalesh figurash dhe trajtimesh psikologjike ai nuk shkon dot deri aty sa te mendoje se do te qe me mire te zoteronte nje deshtim te suksesshem por kerkon me ngulm nje sukses deshtak Ky lloj epigoni nuk i njeh dot dhe madje nuk e di as se ku rriten dafinat e suksesit sepse cdo gje duket bajate dhe e stisur.

Por ka edhe me. Janeepigonet e politikes. Ketu nuk ka maje pene qe te duket nganjehere si maja e sfurkut. Ketu nuk ka fanitje metaforash dhe as epitetesh ketu nuk ka vandake me letra te mbushura me shkrim qofte ky dhe i allasojte ketu nuk ka as aforizma te thuketa ndash sic i quante britmat letrare e psikologjike socialpsikologu i madh Leo Festinger madje ketu nuk gjen as aroma kengesh folklorike as lutesore qe berbeliten si ne jerm sepse tanime behet fjale per politike ku sfurku te godet ku kolazhet dhe nderkalljet plot te vjella jane ushqimi kryesor. Politiken nuk e do askush thoshte Karl Jungu por ajo i josh te gjithe i verbon i huton si nje piton madheshtor dhe pastaj i gelltit Po pse jane epigone politikanet Sepse jane pasardhes te dikujt vec rralle ndodh qe te jene pasardhes direkt te Pandeli Evangjelit per shembull qe ne te degjonim fjalet tronditese te vazhduesit te tij pas njeqind vjetesh. Kurse filizat e reja te politikes nuk bejne gje tjeter vec perqeshin liderin e tyre domethene ne menyre krejt absurde flasin po njelloj si lideri perdorin te njejtin intonacion te njejtin theks tonik te njejten levizje mimike e pantomimike madje edhe te njejtat figura e po ashtu fjalor identik. Kjo ngjan te jete e mahnitshme dhe tejet e kendshme por kur mendon te vertetat sherbyese e servile atehere doemos te behet e allasojte

Per ne qe nuk i shohim epigonet te tjetersuar ne politike do te besonim me teper qe ata ne menyre mjaft profesionale do te dinin si te mos benin pasurim ne nje dite dhe cfare pasurimi por te krijonin prototipin e tyre te ri modern dhe elastik te sakte e pse jo edhe pragmatik duke dhene disa fish vetveten origjinale ne skene. Por kjo nuk ngjan te duket vec disa kopjeve te keqija dhe te denja per zhanrin e humorit. Politikanet nuk duhen pare si bishe e mjegulles aty poshte maleve qiellore te kritikes dhe madje te poshterimit publik si njerez te ushqyer me gure te medhenj me shkembinj me meshire dhe keqardhje ose duke ngjeruar simite prej gjaku e frike duke ecur neper shpina gjarperinjsh e duke mbajtur ne krahe bukuri te hatashme Nje politikan nuk mund te ngrinte dot gjer ne kupe te qiellit as ujerat e Kaosit as ujerat mbi te cilat ecte edhe Fryma e Shenjte por te ece vete ne menyre krejt origjinale. Domethene te jete vete Kastriot Islami nga mengjesi ne darke Ben Blushi Prec Zogaj Besnik Mustafaj apo Spartak Ngjela. Politika nuk semur njeri me keq sesa politikanet e ashtuquajtur te rinj e qe ta shpifin me imitimin e vruget ndaj lidereve me pasionin e shmangur prej boshtit ku leviz toka si dhe me deshiren e tmerrshme per tu dukur. Nga ana tjeter thote Festinger cdo njeriu i vjen ora e tij e shfaqjes e dukjes. Dhe kjo o per te Mire o per te Keq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›