E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa Nuk mund te pranonim marreveshjen e opozites

Deputeti i PD-se ne Top Story Topalli ka pergjegjesi per ligjin e pronave

Nuk ka pasur asnje marreveshje mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe qeverise shqiptare per te mos prekur strukturen dhe legjislacionin e institucioneve shqiptare. Kjo ishte deklarata qe beri dje ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa per reagimet qe pati ne vend dhe me gjere ne lidhje me propozimet e mazhorances per ndryshimet ne ligjin e SHISH. Nuk ka pasur asnje marreveshje te shkruar per SHISH-in ne dijenine time theksoi Oketa i ftuar ne studion e Top Story. Sipas tij vota kunder ka ardhur per shkak se ishte zevendeskryeministri i vendit Ilir Meta ai qe kishte dhene sinjalin se ky ligj nuk duhej te miratohet. Po keshtu Oketa perseriti se votimi i mazhorances per ceshtjen e pronave ne Kuvend ishte nje turp. Ne beme nje gol me dore qe kamerat e regjistruan. Ne fillim topi doli jashte dhe me pas ne e morem dhe e vendosem perseri ne rrjete me dore perkufizoi Oketa situaten e ndodhur ne Parlament. Sipas tij pergjegjesi per kete ka Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Nga ana tjeter deputeti i PD-se theksoi se zgjedhjet parlamentare te vitit te shkuar ishin certifikuar nga nderkombetaret dhe per kete arsye opozita duhet te hiqte dore nga kerkesat e saj. Sipas Oketes mazhoranca nuk mund ta pranonte ne Kuvend nje marreveshje per votimin nga ana e PS-se te Gjykates Administrative sepse kjo ceshtje nuk kishte lidhje me nje marreveshje te mundshme mes PS-se dhe PD-se per ceshtjen e zgjedhjeve te kaluara. Sipas Oketes kjo eshte nje levizje politike e opozites. Mendoj se opozita ka bere disa llogari politike. Ne vitin 2007 eshte nenshkruar kontrata e pare e lsquoSfides se Mijevjecarit marrja e nje projekti te dyte deshmoi se reformat e qeverise shqiptare bene certifikimin ne nivelin e dyte. Do te mundesohej niveli i Shqiperise ne nivelin Kompas per te marre financime me te medha nese kalonte ky ligj. Ne rast se indikatoret e ketij projekti nuk do kaloheshin atehere nuk do kalonim ne nivelin Kompas shpjegoi Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›