E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbarojne librezat e shendetit bosh magazina e kujdesit shendetesor

Sportelistet Kemi bere kerkese tri jave me pare pacientet te marrin flete borxh nga te afermit

Ne Fier nuk ka libreza shendeti. Prej tri javesh kjo gjendje ka krijuar shqetesim te pacientet te cilet ne shume raste vijne edhe nga zona te thella te Fierit dhe Mallakastres. Qindra njerez te gjithe te semure kerkojne nje libreze prane Drejtorise Rajonale te Sigurimit e Kujdesit Paresor Fier por per cdo dite kthehen bosh duke marre pergjigjen se ende nuk kane ardhur. Mungesen e librave te shendetit prane Institutit te Drejtorise Rajonale te Sigurimit e Kujdesit Paresor Fier e pranojne edhe specialistet qe plotesojne librezat. Po ashtu mungesa e ketij dokumenti te rendesishem pranohet edhe ne nje njoftim te afishuar ne deren kryesore te ISKSH-se. Ne lajmerimin e shkruar me shkrim dore qe qendron poshte tabeles se institucionit shpjegohet qarte se nuk ka libreza shendetesore si dhe nuk mund te behet rinovimi i tyre. Sportelet e pergatitjes se librezes kane qene te mbushura me nje fluks te madh pacientesh. Mbi 80 qytetare zene radhet qe ne oret e para te mengjesit por perseri nuk mbarojne pune. Ne dispozicion eshte vetem nje sportel dhe nje siperfaqe shume e vogel. Pacientet ne radhe ngjishen brenda hapesires se vogel te sportelit dhe arrijne me radhen e tyre deri ne katin e dyte te godines. Fatmira nje prej pacienteve qe qendron ne radhe tregon se i kane mbaruar fletet e librezes 6 jave me pare. Ka kerkuar nje tjeter libreze por ka mundur te marre pergjigjen se nuk ka prane magazines perkatese. Per kete kategori pacientesh qe e kane libreze brenda afatit por u kane mbaruar fletet e saj specialistet e kujdesit shendetesor kane dhene nje alternative zgjidhjeje Fleta borxh nga librezat e te afermeve te familjes. Kjo eshte nje tjeter sorollatje. Qendrova kater dite ne pritje dhe tani me duhet te kerkoj flete te familjaret. Abuzojne me ne ka thene Ismeti nje pacient. Specialistet e institucionit nga brenda sportelit thone Ne kemi rreth tri jave qe kemi bere kerkese ne institucionin perkates por deri me sot ato nuk kane ardhur. Ne sot kryejme veprime vetem shtyrje librezash dhe asgje me shume.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›