Epiqendra e turizmit juglindor, Pogradeci pret pushuesit e parë
TIRANE-Pavarësisht temperaturave jo shumë te larta, Pogradeci këtë fundjavë ka pritur edhe pushuesit e parë. Qytetarë të moshave të ndryshme, teksa kanë lënë pas intensitetin e një dite të zakonshme të ngarkuar së fundmi edhe nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, kanë përzgjedhur plazhin e liqenit të Ohrit, për të marre edhe rrezet e para te diellit. Të vendosur përgjatë vijës breg liqenore të Ohrit, pushuesit kanë nisur të shfrytëzojnë çdo mundësi çlodhjeje dhe argëtuese, ku natyrisht të parët që shijojnë këtë bukuri janë fëmijët.
"Jam emigrante në Itali. Erdha për të votuar në Prrenjas dhe po shfrytëzoj ditët duke marrë pak rreze në Pogradec. Këtu gjithcka është fantastike, pastërtia e plazhit, uji dhe klima', tha një pushuese.
Pogradeci në verë është epiqendra e turizmit në rajonin juglindor. Resurset e shumta natyrore, uji i ëmbël i liqenit, por edhe klima e freskët në këtë zonë, tërheqin vëmendjen e mijëra turisteve vendas edhe të huaj.
(d.b/BalkanWeb)