E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, furgoni përplas motorrin, plagosen 2 persona

TIRANE-Një furgon dhe një motorr janë përplasur mes tyre pasditen e së dielës tek rruga “Don Bosko” në Tiranë. Ky është aksidenti i radhës në kryeqytet ku të plagosur kanë mbetur 2 persona.

Policia bëri të ditur se furgoni me targa DI4568A ka përplasur një motorr targa TR191G në të cilin udhëtonin 2 personat Leonard Karaj 35 vjec dhe M.R, 17 vjec. Si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy personat që udhëtonin me motorr, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesit e furgonit, shtetasi, Beg Bytyçi.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Ky aksident me motorr pason atë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Babrru, Tiranë, ku një motor ka përplasur një grua, bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›