Starton “Tour de France”, autobusi ngec në vijën e finishit
TIRANE-Etapa e parë e garës më të njohur çiklistike në botë, “Tour de France”, është shënuar me një situatë komike. Në vijën e finishit të saj kishte mbetur i bllokuar autobusi i ekipit Orica Green Edge.
Favoriti Alberto Kontador ishte në grupin e çiklistëve që pësuan aksident 4 kilometra para finishit. Çiklisti gjerman Marsel Kitel e fitoi etapën e parë, që ishte prej Porto Vekia në Bastia, e gjatë 213 kilometra. I dyti doli norvegjezi Aleksandar Kristof dhe i treti holandezi Deni Van Popel. Etapa e dytë zhvillohet të dielën nga Bastia në Ajaçio në gjatësi 156 kilometra. Turi është ndarë në 21 etapa, 7 në terren të drejtë, 5 në terren kodrinor, 6 terren malor, dy kronometrime individuale dhe një kronometrim ekip. Në total, kilometrat e përshkuara në përfundim të turit në Paris do të jenë 3403.
Ajo që bie në sy sivjet në këtë tur, që feston 100-vjetorin e tij, është risia që për herë të parë që nga viti 2003, çiklistët do të garojnë plotësisht në tokën franceze.
(d.b/BalkanWeb)