E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen makina pas aksidentit në Gjirokastër, humbin jetën 3 persona

NE-FLAKEGjirokastër- Tre persona kanë humbur jetën sot në Gjirokastër pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin pësoi një aksident dhe më pas shpërtheu në flakë.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë aksit Gjirokastër-Tepelenë, ku mësohet se një automjet tip “Fiat”, me targa grek  ZHI793, me tre persona brenda tij është përplasur me bordurën anësore në fshatin Mashkullorë dhe vetëm brenda pak sekondash ai ka marrë flakë dhe më pas ka ndodhur një shpërthimi fuqishëm.

Sipas policisë të tre personat që udhëtonin me të kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa është bërë shumë i vështirë indetifikimi i tyre për shkak të djegieve. Pas hetimeve të kryera u zbulua se ata janë Luan dhe Faik Mançellari, 62 dhe 57 vjeç, të dy vëllezër dhe djali i Luan Mancellarit, Laurent Mançellari, banorë të Qafë Gjashtës në Sarandë

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, ndërsa trupat janë dërguar në morg. Gjithashtu hetimet po vijonë për të zbuluar shkaqet e shpërthimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›