E Diel, 1 Nëntor 2026

Epoka “Rama” zbret me grushte në tubimin e eurosocialistëve

22-06-2012 / Gazeta 55

Pas grushteve në Kongresin e FRESSH, e njëjta dukuri është verifikuar edhe në Asamble, ku porositë e Vilajet Qyrkut të kryetarit kanë sjellë braktisjen e mbledhjes prej kryetares rishtare Elisa Spiropali. Edi Rama s’ka mundur t’ia prishë qejfin sekretarit të tij, por as të ndalë zbulimin në media të skandalit që po shkërmoq opozitën 

Fjalimi i Edi Ramës 10 ditë më parë në Kongresin zgjedhor të FRESSH-it, se “këta të rinj janë e ardhmja e Partisë Socialiste dhe e ardhmja evropiane e vendit”, rezultoi për ironi të fatit, bllofi më i madh politik, sikurse edhe si katalizator për nxehjen e gjakrave të çakenjve që kanë uzurpuar PS-në. Incidenti i djeshëm në Asamblenë e FRESSH, është shumë domethënës për klimën e tensionuar që ekziston brenda PS-së dhe mosmarrëveshjet që lidhen për dominimin e pakicës së 99-shave të katapultuar aty.
Kush e kush kërkon të zaptojë një pozicion drejtues, qoftë edhe ajo e një ngrehine totalisht të pa efektshme dhe inekzistente, si FRESSH-i. Ish-Mjaft-istët, të shndërruar fillimisht në 99-sha dhe më pas në socialistë edhe pse pa histori politike, sot janë dominantët e aksioneve dhe vendimeve politike të opozitës. Pra, çdo vendimmarrje e Partisë Socialiste, fillimisht diktohet nga fondemarrësit e ish-Mjaft-it, jo rastësisht, por se një faktor të tillë ua jep zhbërja e Partisë Socialiste, gjatë 7 viteve që është drejtuar nga Edi Rama. Ideja për të dominuar mbi gjeneratën e vjetër të PS, apo qoftë edhe mbi elementët superiorë politikisht, bëri që Vilajet Qyrku (siç edhe e thërrasin nëpër korridoret e selisë së PS), një i komanduar i kahershëm i Edvinit për të përçarë PS-në dhe zbuar prej aty të “mbështetësve” të Fatos Nanos, aktualisht sekretari i PS-së për Rinisë, të tentojë të marrë frenat e FRESSH-it, përmes një procesi të manipuluar. Katrahurën e bëri që në Kongres, por s’u mjaftua me këtë. Dje, gjatë mbledhjes së Asamblesë së FRESSH, kryetarja e sapozgjedhur e këtij forumi, konstatoi se lista e delegatëve ishte e manipuluar dhe si e tillë ajo refuzoi kategorikisht të bëhej pjesë e punimeve. Në shenjë demonstrative dhe në prani të vetë Edi Ramës, Spiropali akuzoi Vilajet Qyrkun për manipulimin e delegatëve, në vijim të qëndrimeve destruktive të tij kundër kryetares së FRESSH-it, dhe u largua nga mbledhja. Sipas Spiropalit, një pjesë e personave që ndodheshin në sallën e mbledhjes së Asamblesë, nuk ishin në listën e të deleguarve. Zëvendësimi i delegatëve është bërë me qëllim që, Asambleja të mos miratojë programin e FRESSH, duke u bërë kështu, pengesë në funksionimin e këtij forumi. Një javë më parë, Kongresi zgjedhor i FRESSH-it ku garonin 6 kandidatë, u shndërrua në fushëbetejë mes delegatëve dhe sekretarit të PS për Rininë, Erjon Veliaj. Ky i fundit kërkoi ndryshimin e rregullave të votimit. Në mënyrë krejt absurde dhe jashtë çdo logjike normale, Erjon Veliaj lexoi një udhëzim sipas të cilit, nëse asnjë nga kandidatët nuk merr 51% të votave, atëherë ata do të kenë të drejtë të bashkojnë votat e tyre me njëri-tjetrin për të krijuar shumicën e duhur, pa shkuar në proces balotazhi. Ky udhëzim ngjalli reaksion në radhët e delegatëve, duke parë një tentativë për të përcaktuar fituesit e kësaj gare. Dyshimet ishin për favorizime të padrejta ndaj një prej kandidatëve të FRESSH dhe për realizimin e këtij qëllimi, synohej devijimi i votës së delegatëve dhe shpallja fitues e kandidatit më pak të votuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›