E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi/Kuvendi zgjat mandatin e komisionit të reformës zgjedhore deri më 12 korrik

22-06-2012 / Gazeta 55

Parlamenti votoi dje me konsensus, me 117 vota “pro” vijimit të punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Komisioni do të vijojë punën deri më 12 korrik për të përmbyllur ndryshimet në Kod. Burime zyrtare nga mazhoranca dhe opozita, kanë bërë të ditur se pas kontakteve të 48 orëve të fundit u arrit gjuha e përbashkët për t’i dhënë edhe një mundësi tjetër Komisionit të mbyllë tri çështje, më kryesoret e reformës.
Pas votimit në Kuvend, kryetarja Jozefina Topalli inkurajoi komisionin që të përmbyllte sa më parë Reformën Zgjedhore. Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili e nisi mandatin e tij që në muajin dhjetor dhe që mori dy mandate shtesë nga Kuvendi, nuk arriti të miratojë një draft të plotë me pëlqimin e palëve pjesëmarrëse në të. PD dhe PS ndahen në qëndrimet e tyre tek formula e kompozimit të KQZ-së, tek mundësia e ankimimit të çështjeve zgjedhore në KQZ sa herë dy anëtarë e kërkojnë atë, por dhe tek identifikimi i zgjedhësve përmes gjurmës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›