E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi për plehrat, KQZ: Verifikim firmave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar zyrtarisht per ceshtjen e referendumit te importit te plehrave, duke deklaruar se eshte brenda afatit ligjor per nje pergjigje.

Ne nje deklarate per mediat, zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli ka bere me dije se  KQZ ka shqyrtuar kërkesën për referendum për importin e plehrave si dhe firmat për të dhe eshte brenda afatit ligjor qe skadon më 30 Qershor.

Sipas tij jane ne proces verifikimi firmat e hedhura, gjithsej 65 mije. Ai thekson se disa prej tyre duket si te hedhura nga e njejta dore dhe jane derguar ne laborator per verifikim.

Janë paraqitur 65 mijë firma për referendumin për mbetjet. Disa prej firmave jane të hedhura nga e njëjta dorë, i njëjti person. Janë dërguar për verfikim në laborator dhe ne presim përgjigje nga analizat. Më pas do mblidhet KQZ dhe do vendosë rreth nëse do ketë referendum për importin e plehrave ose jo, sqaroi Olli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›