E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, pr/ligjet e sotme kërkojnë 84 vota

TIRANË- Edhe sot Kuvendi i Shqipërisë do të vejë sërish në provë pozitën dhe opozitën pasi një sërë draftesh ligjore të parashikuara për seancën e sotme kërkojnë për miratim një shumicë të cilësuar votash.

Rendi i ditës së seancës është mjaft i ngjeshur. Beteja politike do të rihapet sot pasi për votim janë pr/ligjet për gjykatën administrative, ndryshimet në kodin penal, kodin rrugor, kodin detar, kodin ajror dhe kodin hekurudhor.

Të gjitha këto nisma ligjore kërkojnë 84 vota. Nuk dihet ende qendrimi i socialistëve për seancën e sotme por kujtojmë se më herët këto pr/ligje janë shtyrë për shkak të mungesës së konsensusit.

Në seancën e sotme është parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti i PS Erjon Brace.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›