E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, godasin mësuesin pas debatit, pranga 2 vëllezërve

KORCË- Goditen mësuesin, arrestohen vellezërit. Policia e Korcës bënte e ditur se ka arrestuar Orsel dhe Ornel Bollgurin nga fshati Potgorie.

Dy të rinjtë goditën mësuesin e identifikuar si E.Xhone 25-vjec në oborrin e shkollës së fshatit.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator, pasi mësuesi kishte debatuar në klasë me njërin prej vëllezërve.

Më pas ata e kanë goditur dhe janë larguar në drejtim të paditur derisa u kapën ditën e djeshme nga policia. Kjo e fundit bënte e ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›