U arrestuar për llogari të SHBA, 40 ditë paraburgim për Hektor Kelmendin
KUKES- Masën e sigurisë "40 ditë burgim" ka dhënë dje në mesditë gjykata e faktit të rrethit të Kukësit në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për Hektor Kelmendin, një ndër personat më të kërkuar në SHBA e të arrestuar dy dit më parë në doganën e Murinit. Seanca e djeshme u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga forca të shumta të policisë vendase dhe të forcave special të policisë të ardhura edhe nga Tirana. Kelmendi, lindur në Pejë dhe nënshtetas serb, që njihet dhe me emrin Dem Nikçi, është baba i 3 fëmijëve. Ai kërkohet nga gjykate e Neë Yorkut në SHBA për trafik të qenieve njerëzore. Dje në seancë, i arrestuari nuk hezitoi tu përgjigjet pyetjeve të togave të zeza. "Kelmendi kërkoi përshpejtimin e procedurave të ekstradimit. Për çështjet që ai akuzohet, është gati sqaroj në Amerikë", - pohoi për "G.Sh." Beqir Basha, avokati i tij mbrojtës.
Shkëlzen Cena, prokurori i çështjes, kërkoi gjykatës një afat prej 60 ditësh për mbajtjen e tij në paraburgim, ndërsa nga ana e avokatit mbrojtës u kërkua vetëm 40 ditë. Në përfundim të seancës, gjykatësi Isuf Shehu komunikoi si masë sigurie qëndrimin 40 dit nbë paraburgim për të akuzuarin Hektor Kelmendi. Masa e sigurisë do të legalizohet në paraburgimin në Tiranë, ku dhe u jis dje i akuzuari pas seancës gjyqësore. Kosovari Kelmendi, ishte shpallur prej kohësh person në kërkim nga ana e policisë Amerikane, për llogari të organeve të drejtësisë së Neë York-ut. Ai akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore. Ndalimi i të kërkuarit ndërkombëtar u bë në pikën e kalimit kufitar të Morinit, në momentin që po udhëtonte me automjetin e tij nga Kosova për në Shqipëri.
(m.a/GSH/BalkanWeb)