Kacin: Situata e bllokuar, klasa politike shqiptare i shkeli premtimet
BRUKSEL- Zv.kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Jelko Kacin ka deklaruar se konflikti i gjatë i politikës shqiptare pritet të reflektohet në vlerësimet e Brukselit për Shqipërinë.
Zyrtari i lartë i Parlamentit europian vlerësoi se si pozita ashtu edhe opozita japin premtime, që nuk i vënë në praktikë.
“Ky raport do të jepet më 12 tetor dhe ai do na paraqesë progres-e joprogresin e Shqipërisë. Fatkeqësisht, në rastin e Shqipërisë, vendi është bllokuar për një periudhë të gjatë nga konflikti i shumicës me opozitën. Të dyja palët, pozita dhe opozita mund të premtojnë se integrimi në BE është `alfa` dhe `omega`, por kur ne vëzhgojmë praktikat politike të përditshme, vëmë re se ato janë komplet të ndryshme nga premtimet. Nuk është e mjaftueshme të deklarosh diçka. Ju keni nevojë ta zhvilloni dhe ta zbatoni atë, jo vetëm njëherë, por në vazhdimësi”,- vlerësor Kacin.
Lidhur me përgjigjen që pritet të marrë Shqipëria më 12 tetor, Zhelko Kacin theksoi se kjo ështfida e radhës për klasën politike shqiptare.
“Pas gjithë këtyre eksperiencave negative të këtyre viteve në Shqipëri, unë besoj se politika shqiptare duhet ta tregojë veten. Kjo është sfida për politikanët. Ndoshta mund të duhet ende një vit ose dy për treguar imazh tjetër, për të prezantuar veten përsëri në atë nivel, që ne t’i besojmë atyre deklaratave dhe premtimeve që bëjnë politikanët. Tani për tani, unë mendoj se ekziston një dallim i madh midis fjalëve dhe realitetit”, - theksoi zv.kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Jelko Kacin.
(e.m/BalkanWeb)