E Shtunë, 31 Tetor 2026

Era dëmton rrjetin elektrik në Dukagjin

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se si pasojë e erërave të forta që kanë fryrë gjatë ditës së djeshme, janë shkaktuar dhjetëra prishje në Rajonin e Dukagjinit.

KEK-u thotë se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po sanojnë prishjet. “Pjesa më e madhe e tyre janë sanuar në afat rekord, falë përkushtimit maksimal të punëtorëve, por mbetet të sanohen edhe disa prishje gjatë ditës së sotme”, thuhet në një komunikatë shtypi të KEK-ut.

Korporata u kërkon ndjesë konsumatorëve që kanë mbetur pa rrymë, ndërsa thekson se po bën maksimumin që energjia elektrike të kthehet sa më shpejt.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›