E Diel, 1 Nëntor 2026

289 persona të prekur nga A/H1N1 në Kosovë

Nga periudha 7 nëntor e deri më 24 dhjetor në QKUK 14 të sëmurë kanë pas përfundim fatal si pasojë e gripit të derrave, prej të cilëve, në 9 të sëmurë infeksioni me virusin H1N1 ishte fatal, ndërsa 5 raste tjera kishin sëmundje paraprake predispozuese.

Grupi i ekspertëve ka mbajtur të enjten një takim ku është diskutuar në lidhje me ecurinë e pandemisë së gripit A/H1N1.

Ky grup pas analizimit detal të situatës me A/H1N1 në QKUK përfundoi se nga data 07.11. 2009 e deri më 24. 12. 2009 në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Infektive, në Mjekimin Qendror Intensiv dhe në Mjekimin Emergjent, janë hospitalizuar 396 raste me shenja për grip dhe të dyshimta për infeksion me virusin A/H1N1, ku në 289 prej tyre është dokumentuar infeksioni me gripin e derrave.

Grupin i ekspertëve është formuar në muajin nëntor nga drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Ali Sadria, me qëllim të menaxhimit adekuat të të sëmurëve nga pandemia e gripit të derrave.Rasti i parë i gripit të derrave në Kosovë është regjistruar më 15 korrik të këtij viti

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›