Prokuroria dorëzon dosjen: Prifti dhe Beqiraj akuzohen për korrupsion pasiv

Leonard Beqiraj dhe Dritan Prifti
Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar dosjen hetimore ndaj ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-zëvendësit të tij Leonard Beqiraj. Hetemet e nisur mbi bazën e një video të gjetur në laptopin e Priftit është konkluduar me akuzën e korrupsionit pasiv.
Në pamjet e videos shihet një shumë e konsiderueshme parash, që më pas ndahen mes Priftit, Beqirajt, dhe disa personave që nuk janë të pranishëm. Vetë Prifti dhe Beqiraj janë shprehur se parat nuk kishin të bënim me postet që mbanin por me bizneset private.
Kjo video u zbulua nga eksperti amerikan i cili u caktua nga Gjykata e Lartë për të verifikuar provat për gjyqin ndaj Ilir Metës. Video është xhiruar me 10 mars 2010 ndërsa u bë publike vetëm në janar të vitit 2011-të. Gjatë kontrollit në kompjuterin personal të Prifit eksperti zbulojë praninë e kësaj videoje, e cila muaj më pas u publikua nga Spartak Braho pak ditë pas përfundimit të gjyqit Meta.
Me akuzën për korrupsion pasiv u akuzua dhe ish-zv.kryeministri Ilir Metë, cili në fund u shpall i pafajshëm. /F.Stafa/