“Era e veriut” asgjëson 1323 rrënjë kanabis në Gjirokastër
Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ka shkatërruar disa parcela të mbjella me bimë narkotike në komunat e Cepos, (Gjirokastër), në Qesorat (Tepelenë) dhe Miçan (Përmet), pas monitorimit me helikopter në kuadër të operacionit "Era e Jugut" mbi teritorin e qarkut. Burime të Policisë së Qarkut bënë të ditur sot se nga ky operacion u asgjesuan gjithsej 1323 rrënjë bimë Kanabis Sativa, prej të cilave, 651 rrënjë në Gjirokastër, 462 rrënjë në Tepelenë dhe 210 rrënjë në Përmet. "Në kërkim janë shpallur 4 shtetas të dyshuar si autorë të kultivimit dhe një shtetas ndiqet në gjandje të lirë nga ana e Prokurorisë", bënë të ditur burimet e Policisë së qarkut të Gjirokastrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime te metejshme.
...