Vip-at fillojnë stërvitjen, ja emrat e personazheve te “Vallëzim me yjet”
E kanë marrë serioziosht këtë garë vallëzimi, pasi për fituesin janë planifikuar 50 mije euro. Janë të gjithë të njohur, dhe u përkasin fushave të ndryshme. Paparaci ynë ka arritur të fotografojë disa prej tyre, ndërsa hynin në provat e kërcimit për të përvetësuar numrat e baleti, nën instruksionin e çiftit të balerinëve, Enada dhe Gerd Vaso. Personazhe të njohur, me veshje sportive dhe çanta në shpinë i kanë hyrë intensivisht punës këto ditë për të qenë gati, në natën e parë të spektaklit me regji të Vera Grabockës, dhe që do të prezantohet nga Alketa Vejsiu. Një staf Italian po punon për këtë “reality show” që do të transmetohet në “Vizion Plus”, ndërkohë që po punohet për përfundimin e sallës së re. Edhe pse organizatorët janë përpjekur t’i mbajnë të fshehtë emrat e tyre kemi arritur të zbulojmë disa emra të njohur. Kështu përveç Julian Dedës, dhe Landi të “West Side Family”, që i shihni në këto foto, në spektakël marrin pjesë emra si: Viktor Zhusti, Eli Fara, Oni Pustina, Soni Malaj, Genta Ismajli,Klodiana Shala, Nik xhelilaj,etj.