Ban Ki Mun: I tronditur nga sulmet ne Oslo
NJU JORK- Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) u shpreh "i tronditur" nga sulmet e djeshme në Norvegji, ku mbetën të vdekur të paktën 91 persona dhe dënoi "dhunën" duke shprehur ngushëllime për qeverinë norvegjeze dhe familjet e viktimave.
"Sekretari i Përgjithshëm u tronditur shumë kur u njoftua lidhur me sulmet e fuqishme që goditën Oslon'', deklaroi zëdhënësi i tij, Martin Nesirky.
"Ai dënoi dhunën dhe shprehu ngushëllimet e tij për qeverinë dhe familjeve të viktimave", shtoi Nesirky
"Organizata e Kombeve të Bashkuara qëndron përkrah me popullin e Norvegjisë në këto momente të rënda që ai po përjeton", theksoi ai.
(s.g/balkanWeb)