Erdoan: Projektligji francez, i pavlefshëm për Turqinë

“Ky projektligj, i cili është miratuar si nga Asambleja e Përgjithshme franceze, si nga Senati francez, është i pavlefshëm për ne”, tha Erdoan gjatë takimit të grupit parlamentar të partisë së tij duke shtuar se ky projektligj është “diskriminues dhe racist”.
Ligjvënësit në Senatin francez miratuan kriminalizmimin e mohimit të gjenocidit të pretenduart ndaj armenëve në vitet 1915-1916 pas pothuajse gjashtë orë debatesh. Sipas këtij projektligji, çdo person që mohon që ndaj armenëve është kryer gjenocid rrezikon të dënohet me deri në një vit burg dhe 45 mijë euro gjobë.
Duke rikujtuar se Turqia i ka bërë paralajmërimet e nevojshme, Erdoan tha se ende shpreson që kundërshtarët e këtij projektligji ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. “Ne ende shpresojmë që ky gabim do të rregullohet”, tha ai.
“Ashtu sikurse miqësia e Turqisë është një titull i lartë, armiqësia e saj po ashtu është titull i lartë për pak njerëz…Ne kurrë nuk do të lejojmë që ndonjë person të prodhojnë interesa politike mbi Turqinë…ajo çka po ndodh tani është një përpjekje për të fituar vota me anë të armiqësisë kundrejt Turqisë”, tha Erdoan.
Projektligji tashmë duhet të firmoset nga Presidenti Sarkozi para se të futet në fuqi si ligj i mirëfilltë francez. Turqia e akuzon Sarkozinë se po përpiqet të fitojë votat e 500 mijë armenëve me anë të armiqësisë kundër Turqisë./Start/F. Prroni/
2012-01-24 12:08