Nis regjistrimi i fazës së parë në universitete

Ky regjistrim vjen pas shpalljes së listave paraprake të fituesve për vitin akademik 2011-2012. Udhëzimi parasheh që kandidatët për studentë të bëjnë dy regjistrime, atë paraprak dhe përfundimtar.
Raundi i dytë i pranimeve do të realizohet për vendet që do të rezultojnë të paplotësuara në universitete, pas mbylljes së regjistrimit përfundimtar. Aplikimi do të bëhet me Formularin A3. Për këtë raund të dytë dhe të fundit pranimesh do të ketë fazë tjetër regjistrimesh, afatet dhe modalitetet e së cilës do të bëhen të ditura më vonë nga Ministria e Arsimit. Udhëzimi vë theksin në rëndësinë e respektimit të afateve të regjistrimeve nga kandidatët për studentë.
Ata duhet të regjistrohen paraprakisht në programin e studimit, ku janë shpallur fitues, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 12 shtator deri në datën 18 shtator, nga ora 8.00 deri në orën 18.00. Dy ditë pas mbylljes së këtij procesi, institucionet publike të arsimit të lartë, deri në orën 14.00 të datës 20 shtator 2011, duhet të dorëzojnë në MASH dhe në AKP listën origjinale.
Listat përfundimtare të kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike, do t’u dorëzohen universiteteve, sipas programeve përkatëse të studimit, në datën 24 shtator nga AKP. Regjistrimet përfundimtare të kandidatëve të rinj do të kryhen nga data 26-30 shtator. /S.Ll/Start/
2011-09-12 14:21