Erdoan nga Libia: Regjimi sirian do të shembet!

“Dje isha në Tunizi; përgëzova popullin që kreu revolucionin e Jasemintë. Dy ditë më parë isha në Egjipt dhe përgëzova njerëzit që iniciuan pranverën arabe. Sot jam me ju...Ata që shtypin popullin e tyre në Siri nuk do të shpëtojnë. Koha e autokracive ka marrë fund. Regjimet totalitare po zhduken. Pushteti i popullit po vjen”, theksoi Erdoan para turmës së entuziazmuar në “Sheshin e Martirëve” në qendër të Tripolit.
Erdoan iu adresua popullit libian pas takimit me drejtuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, mes të cilëve edhe me Mustafa Abdel Jalilin.
Libia ishte destinacioni i fundit i turit të kryeministrit turk, i cili më parë kishte vizituar Tunizinë dhe Egjiptin, ku morri pjesë në takimin e “Ligës Arabe”./Start/
2011-09-17 17:13