E Shtunë, 31 Tetor 2026

FA të angazhuara për detyrimet ndaj NATO-s

Kreu i forcave të Armatosura Shqiptare ndodhet në Spanjë ku po merr pjesën në Konferencën dyditore të Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Gjeneral Gjunkshi vlerësoi edhe njëherë kontributin që NATO ka dhënë gjatë këtyre viteve për transformimin, modernizimin dhe trajnimin e FASH, për arritje e standardeve të kërkuara.

Ai shprehu angazhimin e tij dhe të Forcave të Armatosura për përmbushjen e detyrimeve dhe vazhdimin e kontributit në operacionet e NATO-s. Gjatë konferencës, Shefi i Shtabit u takua me homologë të vendeve anëtare të Aleancës, mes tyre me Admiral Stavridis, Komandant i Komandës Operacionale të NATO-s, me të cilin diskutoi për vazhdimin e mbështetjes së FASH, nga këto komanda.

Në dy sesionet e para të konferencës u diskutua rreth partneritetit me Pakistanin dhe Operacionin ISAF. Ndërsa në seancat e tjera u bë një përmbledhje e operacioneve ku NATO është e angazhuar, ndërsa në sesionin final të takimit do të zgjidhet kryetari i ri i Komitetit Ushtarak. /Start/

                                                                                             2011-09-17 16:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›