Kryeministri grek anulon vizitën në SHBA

Lajmi bëhet i ditur nga media greke, e cila citon burime qeveritare. Televizioni shtetëror theksoi se Papandreu ka vendosur të kthehet në Greqi pas konsultimeve me ministrin e Financave, Evangelos Venizelos.
Papandreu kishte planifikuar të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet javën që vjen në Nju Jork, si dhe në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Vendimi për të anuluar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një ditë pasi ministrat e Financave të Eurozonës shtynë vendimmarrjen lidhur me dhënien e këstit të ardhshëm Greqisë./Start/F. Prroni/
2011-09-17 17:36