Erdogan: Akuzohemi për një krim që s'kemi kryer
Turqia ka reaguar ashpër ndaj rezolutës së miratuar nga paneli i Kongresit të SHBA, që cilëson si genocid vrasjen e armenëve në Luftën e Parë Botërore.
Kryeministri Taip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij është akuzuar për një krim që nuk ka kryer dhe ka theksuar se rezoluta do të dëmtojë marrëdhëniet Turqi-SHBA.
Ndërkohë, Ankaraja zyrtare ka thirrur ambasadorin e saj në Uashington për konsultime dhe po shqyrton hartimin e përgjigjes së saj.
Shtëpia e Bardhë bëri thirrje kundër votimit të rezolutës, që u mirëprit nga Armenia.
Qeveria turke, një aleate kyçe e Amerikës dhe njëkohësisht anëtare e NATO-s, i kishte bërë thirrje më parë Kongresit që të mos e votonte atë.