Sulm i armatosur në afërsi të Pentagonit
Një mashkull i armatosur ka sulmuar një pikë të forcave të sigurisë në Pentagon, duke plagosur me këtë rast dy policë, para se të vritej, ka deklaruar shefi i policisë në Pentagon, Richard Kivil.
Sulmuesi në hyrjen nga një stacion hekurudhor, i cili shpie deri te kompleksi i Pentagonit, ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr në drejtim të policëve. Policët u kundërpërgjigjën dhe plagosën rëndë sulmuesin. Sulmuesi, i identifikuar si John Bedel, vdiq nga plagët e marra në spital.
Autoritetet theksuan se nuk kanë njohuri për motivet e këtij sulmi. “Nuk ka folur asnjë fjalë. Siç na kanë thënë policët, ai është afruar me gjakftohtësi dhe në fytyrën e tij nuk ka pasur kurrfarë emocione. Kur policët kërkuan nga ai lejen për të hyrë në Pentagon, ai ka nxjerrë armën dhe ka filluar të shkrepë”, tha Kivil.
Policët janë kundërpërgjigjur menjëherë me zjarr. Menjëherë pas sulmit, janë mbyllur të gjitha hyrjet në Pentagon. Një orë më vonë, të punësuarit në Pentagon, të cilët lajmin për sulmin e mësuan nëpërmjet televizorit, u lejuan të dalin nga ndërtesa.
Stacioni nëntokësor hekurudhor gjendet në afërsi të kompleksit të Pentagonit, por vizitorët, të cilët e shfrytëzojnë metronë, nuk mund të hyjnë drejtpërsëdrejti në kompleks.