Armenët mollë sherri mes Turqisë dhe SHBA-së
Një rezolutë e cila i quan vrasjet e armenëve gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore si gjenocid është miratuar me një shumicë të ngushtë nga një komision i rëndësishëm i Kongresit amerikan.
Turqia është përgjigjur duke e tërhequr për konsultime ambasadorin e saj nga Washingtoni.
Me gjithë kundërshtimet e administratës Obama, Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve miratoi rezolutën jo të detyrueshme me 23 vota pro dhe 22 kundër.
Legjislacioni deklaron se vrasjet e armenëve gjatë periudhës së Mbretërisë Otomane përbënin një gjenocid.
Menjëherë pas rezultatit, qeveria turke i kërkoi ambasadorit të saj në Washington të kthehet në Ankara për konsultime.
Presidenti amerikan Barack Obama gjatë fushatës së tij zgjedhore në 2008 premtoi se do të deklaronte këto vrasjet si gjenocid.
Por Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku me Turqinë dhe Armeninë në përpjekjet e tyre për pajtim të cilat sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë kanë shënuar përparime. Administrata i bëri thirrje Komisionit të mos e ofendojnë Turqinë përmes miratimit të kësaj rezolute.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u tha gazetarëve në San Jose të Kosta Rikës të mërkurën se miratimi i kësaj rezolute mund të acarojë procesin e pajtimit mes Turqisë dhe Armenisë.
"Që të dy, presidenti Obama dhe unë e kemi bërë të qartë si vitin e kaluar edhe këtë vit se ne nuk besojmë se një veprim nga Kongresi është hapi i duhur dhe ne e kundërshtojmë atë", tha Clinton.
Turqia dhe Armenia kanë nënshkruar një marrëveshje në tetor për të normalizuar marrëdhëniet por parlamenti turk ende nuk e ka miratuar atë. Pak para se të fillonte procesi i votimit në Komision, Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs tha se administrata preferon të punojë së bashku me të dy vendet drejt procesit të pajtimit.
Sekretarja Clinton bisedoi me kryesuesin e Komisionit, demokratin Howard Berman të mërkurën dhe e nxiti atë të anulonte seancën apo të votonte kundër rezolutës.
Zoti Berman nuk bëri asnjërën nga të dyja. Gjatë seancës dëgjimore ai tha se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë do të vazhdojnë të jenë të ngushta me gjithë rezultatin e votimeve nga Komisioni.
"Unë besoj se turqit, me gjithë zhgënjimit pas rezultatit të sotëm, në thelb bien dakord se aleanca mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë është thjeshtë, shumë e rëndësishme për një braktisje si rezultat i një rezolute jo të detyrueshme të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve", tha Berman.
Zoti Berman dhe përkrahësit e tjerë të rezolutës thanë se Shtetet e Bashkuara e kanë një detyrim moral të ngrenë zërin kundër gjenocidit duke parandaluar mundësin që ai të përsëritet në të ardhmen.
Ligjvënësi republikan Dan Burton kundërshtoi rezolutën duke nënvizuar se baza e Forcave Ajrore Amerikane në Turqi është e një rëndësie jetësore për operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nanci Pelosi nuk ka thënë në se rezoluta për gjenocid do të hidhet në votë të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi një rezolutë të ngjashme në vitin 2007. Pas presioneve të pandërprera nga presidenti i atëhershëm George G. Bush, rezoluta nuk u hodh në votë të përgjithshme në Dhomën e Përfaqësuesve.
Armenët thonë se vrasjet e më shumë se 1.5 milion armenëve mes viteve 1915 dhe 1923 ishin rezultat i një fushate të orkestruar nga turqit otoman.
Zyrtarë turq e kundërshtojnë me forcë etiketën gjenocid. Ata thonë se shumë më pak armenë u vranë dhe se ata ishin vrarë gjatë luftës civile në të cilën humben jetën edhe shumë turq.
(RFE)