E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO synon forcimin e qeverisë afgane

Strategjia e NATO-s në Afganistan është e drejtpërdrejtë, thotë Malcolm Chalmers, i Institutit studimor me bazë në Londër, Royal United Service Institute.

"Strategjia e NATO-s synon të forcojë qeverinë afgane, duke marrë masa që një numër gjithnjë e më i madh afganësh të jenë nën kontrollin e qeverisë së vendit, por që në të njëjtën kohë të kenë shërbimet dhe sigurinë e nevojshme për të mbështetur aktivisht qeverinë. Kështu talebanët do të bëhen një force gjithnjë e më dobët", tha Chalmers.

Presidenti Barack Obama sinjalizoi përkushtimin amerikan ndaj Afganistanit në fund të vitit të kaluar, duke bërë të njohur dërgimin atje të 30 mijë trupave shtesë dhe u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të ndjekin shembullin e Amerikës.

NATO shtoi 7 mijë trupa të tjera, por nuk është vetëm kjo. Javët e fundit më parë forcat amerikane, britanike dhe afgane filluan ofensivën më të madhe kundër talebanëve që nga koha e fillimit të ndërhyrjes ushtarake në vitin 2001.

SHBA drejtojnë operacionin me pjesëmarrjen e e 15 mijë trupave për dëbimin e talebanëve nga provinca e Helmandit në Afganistanin jugor.

Zoti Chalmers thotë se operacioni mund të ketë qenë arsyeja e shtimit të numrit të sulmeve vetëvrasëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›