Janukovic në Moskë
Presidenti i ri i Ukrainës, Victor Janukovic, theksoi se takimi i tij në Moskë me presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedev, shënon hapin e parë drejt një përmirësimi të madh të marrëdhënieve me Moskën.
Kjo është vizita e tij e parë në Rusi që kur mundi në zgjedhjet e muajit të kaluar, kandidaten pro-perëndimore, Yulia Tymoshenko.
Zoti Janukovic që kandidoi si kandidat pro-rus në 2004, humbi në votimet e përsëritura pas Revolucionit Portokalli.
Presidenti ukrainas u takua me Dmitry Medvedevin dhe kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putinin.
Tani që Janukovic është zgjedhur president i Rusisë, Moska është shumë e kënaqur që udhëheqësit pro-perëndimorë të Revolucionit Portokalli janë mundur.
Pyetja kryesore është se sa larg do të shkojë ripajtimi mes Moskës dhe Kievit.
Janukovic këmbëngul se kërkon një politikë të ekuilibruar me marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe perëndimin.
Ai e bëri të qartë këtë kur vizitoi të parin Brukselin për bisedime me udhëheqësit evropianë.
Ai tha se integrimi në Evropë mbetet një prioritet për Ukrainën.