E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike, Greqia pranë recesionit të thellë

Ministri grek i Financave, Janis Papathanasiu deklaroi se kriza ka prekur të gjithë sektorët e ekonomisë në vend. Deklarata e tij erdhi pas një takimi që zhvilloi për këtë çështje me kryeministrin Kostas Karamanlis.

Situata e krijuar detyron qeverinë helene të marrë masa për uljen e deficit të brendshëm dhe rritjen e të ardhurave. Për rritjen e të ardhurave, qeveria ka vendosur taksat e duhanit dhe alkoolit. Ndryshime parashikohet të pësojë edhe përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat personale, çka pritet të prekë shtresën e mesme të shoqërisë vendase.

Reforma parashikohet të prekë edhe skemat e pensioneve. Ekonomia greke tashmë është në fazë të një recesioni të thellë. Rënia për këtë vit llogaritet të jetë më tepër se 1.5 %.

Problemet më të mëdha tashmë janë evidentuar në sektorin e turizmit, ku të ardhurat nga ky sektor kanë pësuar ulje me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënie e theksuar paraqitet edhe në sektorin industrial, ku rënia shënon 14 % dhe eksportet kanë rënie me 22%. Qeveria greke tani ndodhet nën presionin e opozitës, e cila i kërkon të krijojë politika më sociale dhe investime publike, për të rritur qarkullimin e parasë në vend.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›