Malit të Zi i hapet rruga për anëtarësim në BE

Bëhet fjalë për të tretin vend ballkanas, pas Sllovenisë dhe Kroacisë, që ndërmerr rrugën e integrimit evropian. Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle e mirëpriti këtë hap duke shprehur miratimin e tij në faqen e rrjetit ''Twitter''.
Vendimi i sotëm i Këshillit të Bashkimit Evropian do të ratifikohet në samitin e ardhshëm të BE-së dhe do të pasohet me hapjen zyrtare të negociatave, e parashikuar për më 29 qershor.
Pas vendimit reagoi edhe Presidenti malazez, Filip Vujanoviç, i cili theksoi se vendimi i Brukselit për hapjen me Malin e Zi të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian përbën një sinjal nxitës për të gjithë rajonin e Ballkanit. ''Domethënia e këtij vendimi është që Bashkimi Evropian po bën me dije se procesi i anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdon'', deklaroi Vujanoviç.
Ministrat e ngarkuar me Çështjet Evropiane të vendeve anëtare të BE-së miratuan sot një rekomandim për sa i përket kësaj çështjeje në kuadër të një takimi në Luksemburg. Vendimi do të miratohet nga drejtuesit evropianë në samitin e Brukselit. "Vendimi (...) për hapjen e negociatave është një stimuant për vazhdimin e reformave në Malin e Zi'', deklaroi ministri malazez i Punëve të Jashtme, Milan Rocen. Nga gjashtë ish-republikat jugosllave, Sllovenia është anëtare e bllokut evropian që prej vitit 2004 dhe Kroacia do të bëhet anëtarja e 28 e BE-së në muajin korrik 2013./Start/
2012-06-26 16:13