Erdogan: Hashemi nuk do të ekstradohet

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se Ankarja nuk do ta ekstradojë zëvendëspresidentin irakian, Tarik al-Hashemi, i cili nga një gjykatë në vendin e tij, është dënuar me vdekje me varje.
Erdogan tha se ai dëshiron ta bëjë të qartë se Turqia “do të jetë e gatshme ta mbajë zotin Hashemi aq sa ai të dëshiroj” dhe se nuk do ta dorëzojn atë.
Një gjykatë në Irak e dënoi zotin Hashemi me vdekje, pasi e shpalli fajtor për krijimin e ekipeve të vdekjes për të vrarë kundërshtarët e tij.
Autoritetet e Irakut kërkojnë që ai të ekstradohet. Al-Hashemi pretendon se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht. Në fillim të këtij viti ai ishte larguar në Turqi.