E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarjet në Sllupçan, Besimi: Nuk kërkoj falje

Unë nuk kërkoj falje, por qëndrimin tim lidhur me ngjarjen në Sllupçan e thashë dhe mendoj se me rëndësi është që duhet të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët nën çatinë e përbashkët që ndajmë. Kështu deklaroi sot ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi gjatë një takim me gazetarët.
 

"Thellësisht besoj në atë që e them. Një kohë të gjatë jam në institucione shtetërore dhe deri më tani nuk kam pasur asnjë deklaratë të bazuar etnikisht", tha Besimi, duke shtuar se në baza të politikës ditore ndoshta kjo tingëllon e idealizuar, por kjo është Maqedonia, potencoi, në të cilën besoj dhe në të cilën mund të kemi sukses.
 

Ai është decid se MM-ja mbetet në kumtesën veçmë të publikuar se nuk ka ngritur kurrfarë procedurash disiplinore kundër katër pjesëtarëve të ARM-së të cilët e shoqëruan në Sllupçan, por në qoftë se ka iniciativa ato do të shqyrtohen, edhe pse, konsideron, nuk janë shkelur procedurat përkatëse.
 

Në pyetjen se ku nuk pajtohen me zëvendësministrin e Mbrojtjes Emill Dimitriev i cili kumtoi se do të ngriten procedura disiplinore, Besimi u përgjigj se në të gjitha deklaratat dhe kumtesat prezantohet qëndrimi i Ministrisë, ndërsa nuk komentohet.
 

"Reagimi i njejtë ndodhi edhe kur vendosa kurorë në përmendoren e pjesëtarëve të forcave të sigurisë para një viti nga ana e shqiptarëve. Këto janë gjëra të ndjeshme dhe është materie komplekse", tha ministri i Mbrojtjes, duke vërejtur se duhet të krijohet ambient që të punohet për një ardhmëri të përbashkët.
 

Lidhur me ligjin për pjesëtarët e forcave të sigurisë, Besimi theksoi se BDI-ja dhe grupi i deputetëve kanë ndërtuar dhe prezantuar qëndrim politik dhe nuk ka asgjë më shumë që të shtojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›