E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Kosova ende pa legjitimitet ndërkombëtar

Rusia ende e konsideron Kosovën të jetë një “pothuajse-shtet”, pa juridiksion, megjithëse Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
 

Në këtë mënyrë Rusia vazhdon ta mbështetë Serbinë në refuzimin që ta njohë Kosovën, raporton AFP-ja nga Moska.
“Për shkak se Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk ka status zyrtar të njohur, ne veprojmë në premisën se, pavarësisht nga vendimi i tij, Kosova vazhdon të jetë “pothuajse-shtet, pa legjitimitet ndërkombëtar”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.
 

Pavarësia e Kosovës është njohur nga afro 90 shtete, përfshirë pjesën më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›