E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, heshtje në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Në Shtetet e Bashkuara është mbajtur një minutë iheshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë afro 3 mijë persona.

Nderimi i viktimave u bë në orën 8:46 minuta, sipas kohës lokale, koha kur para 11 vitesh ndodhi sulmi i parë me aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët e Al-Kaidës kundër Kullave Binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel, mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave.

Heshtje u mbajt edhe në Nju Jork, në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›