E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan: Izraeli është shtet terrorist

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist”.

“A mund të kenë vend në këtë botë ata që masakrojnë fëmijë? A mund të themi se ata respektojnë njerëzimin? Për këtë arsye unë them se Izraeli është shtet terrorist”, ka thënë Erdogan.

Ai i ka bërë këto komente në një takim të Këshillit Islamik të Euroazisë në Stamboll.

Ato vijnë në kohën kur luftimet ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës kanë hyrë në ditën e gjashtë të tyre, raporton Rel.

Numri i viktimave në rajonin palestinez ka arritur në 95.

Diplomatët rajonalë po bëjnë përpjekje për ndërmjetësimin e armëpushimit.

Dhuna në mes dy rajoneve është intensifikuar qysh të mërkurën, kur Izraeli ka vrarë shefin ushtarak të Hamasit – lëvizjes islamike që kontrollon Rripin e Gazës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›