LRD: Jo ligj që nuk parasheh pushim për Pashkët

Lëvizja e Re Demokristiane,përmes një komunikate për media ka thënë se nuk pajtohen me ligjin e amendamentuar të cilin e deklaroj Kusari-Lila, pas takimit të gjashtë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku ajo ka bërë të ditur se nuk do të ketë më zhvendosje të festave nga vikendi për të pushuar në ditë pune.
“Lëvizja e Re Demokristiane, ja bën të ditur zonjës Mimoza Kosari – Lila se kjo nuk duhet të vlejë për festen e Pashkëve dhe duhet të specifikohet në ligj, askush nuk ka asnjë të drejtë të vendosë për festën e Pashkëve që bie gjithmonë të dielave dhe të hënave, kështu festohet shekuj me radhë nder Popullin Shqiptar dhe në krejt Evropën Perëndimore. Ne asnjë mënyrë nuk lejohet që të ndryshohet e hëna e pashkëve e cila është festë dhe kjo nuk është zhvendosje, por është ditë feste”, thuhet në komunikatë.
Lëvizja e Re Demokristiane i ka bërë thirrje kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës që mos ta miratoj ketë ligj i cili pret miratimin e qeverisë, para se të korrigjohet ky ligj i amendamentuar. /Kosovapress/