“Adem Jashari” me 27 nënëtor në Tiranë

“Rruga e Kombit ka krijuar mundësi të mëdha, jo vetëm për zhvillimin e turizmit në të dy shtetet, por edhe në aspektin e këmbimit të mallrave”. Kështu u tha në takimin që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pati sot me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Temë e bisedës ishte bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në lëmin e ekonomisë. Me këtë rast u tha se Rruga e Kombit ka kushte edhe për komunikim më të gjerë ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, raporton "Express".
Kryebashkiaku i Tiranës, Basha, duke i uruar kryekuvendarit Krasniqi 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, njëkohësisht e ftoi atë, që më 27 nëntor, të marrë pjesë në zbulimin shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë./Indeksonline/