Erdogan: OKB duhet të dërgojë më shumë vëzhgues në Siri

Taip Erdogan (foto AFP)
Kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan gjatë takimit me homologun italian, Mario Monti ka kërkuar që OKB të rrisë praninë e vëzhguesve në Siri.
Na duhet 1 mijë, 2 mijë ndoshta 3 mijë vëzhgues për të vizituar të gjithë vendin dhe për të parë se çfarë po ndodh, tha Erdogan gjatë konferencës për shtyp në Romë.
Aktualisht në Siri ndodhen rreth 50 vëzhgues dhe këtë javë pritet të dërgohen edhe 150 të tjerë.
Kryeministri turk ka nënvizuar se trazirat vdekjeprurëse në Siri kanë vazhduar pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, që është në fuqi prej 12 prillit.
Turqia e cila ka 900 kilometra kufi tokësor me Sirinë ka pritur mbi 23 mijë refugjatë të larguar prej këtij vendit.
Në prill, një konflikt në kufi rrezikojë nisjen e një luftë, pasi katër refugjatë sirianë dhe dy turq u plagosën nga rojet kufitare.
Nuk kam thënë se Turqia është gati ti kërkojë NATO-s të ndërhyjë, tha Ergogan. Nëse do të ketë sulme në kufi, natyrisht që artikulli pesë do të zbatohet, tha ai duke iu referuar nenin që thotë se sulmi ngaj një anëtareje të NATO-s konsiderohet si sulm ndaj të gjithë anëtarëve të aleancës.
Përllogaritet se mbi 9 mijë njerëz kanë vdekur gjatë 14 muajve të trazirave në Siri.
Kreu i OKB-së, Ban Ki-moon është shprehur se liderët botërore po luftojnë kundër kohës për të penguar një luftë civile në Siri. /AFP/
Përgatiti: F.S